English

Marat/Sad vjen në Shqipëri

Tiranë, 25 nëntor, NOA - “Përndjekja dhe vrasja e Zhan Pol Maratit paraqitur nga trupa e aktorëve të azilit Sharënton nën drejtimin e z. dë Sad” është titulli i plotë i pjesës teatrore të Peter Weissit -shkurt "Marat/Sad" - një nga dramat më të njohura të teatrit botëror nga vitet 60 e deri më sot.

Kundërvënia midis Maratit, njërit prej projektuesve të parë të shtetit socialist, dhe markezit dë Sad, sinonim i jetës sensuale dhe i lirisë absolute të individit, në prag të vrasjes së Maratit nga Sharlotë Korde, përbën thelbin e kësaj drame.

Pjesa është një teatër brenda në teatër që luhet nën drejtimin e të famshmit markez dë Sad në një çmendinë pranë Parisit në vitin 1808... Ajo i paraqitet tani publikut shqiptar si libër dhe së afërmi si shfaqje teatrore.

Ditën e premte, 26 nëntor 2010 ora 18.00 në sallën Black Box të Akademisë së Arteve bëhet prezantimi i veprës me fragmente nga drama, diskutim për Revolucionin Frëng me Gëzim Qëndron, Edmond Tupen, përkthyesin e veprës dhe regjisorin Arben Kumbaro.

Milena Selimi/NOA

KOMENTE