Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Meta: Nuk u përgjigjem karafilave të PS, akuzat ndaj Vasilit, gjobëvënie
English

Meta: Nuk u përgjigjem karafilave të PS, akuzat ndaj Vasilit, gjobëvënie

Tiranë, 25 Nëntor 2010 NOA - Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta ka reaguar për akuzat që i janë bërë nga Partia Socialiste për fshehje të pasurisë. Në mbledhjen e kryesisë së LSI-së, të zhvilluar sot pasdite, Meta u shpreh se nuk mund të përgjigjet për akuza që nuk kanë asnjë bazë dhe provë ligjore.

“Keni dëgjuar edhe sulme edhe shpifje ndaj meje dhe pasurive të mia që lëshojnë karafilat e Edi Ramës. Se unë i çoj trëndafila, ai më nis karafila, kjo nuk është diçka e re, as për mua dhe as për të gjithë të tjerët. Unë u lutem, çdo fakt që kanë për çdo milimetër të shkeljes së ligjit nga ana ime, ta çojnë në prokurori, ta çojnë në ILKDP, ta çojnë ku të duan, edhe Interpolit edhe Europolit, ata janë në opozitë”, tha Meta.

Duke iu referuar deklaratave të bëra nga deputeti i PS-së, Taulant Balla, Meta u shpreh se nuk do tu përgjigjet “karafilave”.

“Të mos shpresojnë se unë do t’i jap sqarime karafilave, ndërkohë që unë i kam dërguar trëndafila. Pra, nuk mund të shkëmbehen trëndafilat me karafila. Po kështu dua t’iu kërkojë të gjithëve të vazhdojmë angazhimin tonë maksimal për fuqizimin e strukturave të LSI-së”, tha ai.

Kreu i LSI-së është ndalur dhe në akuzat ndaj ministrit të Shëndetësisë, Petrit Vasili. Ai u shpreh se ato bëhen për interes të firmave farmaceutike të lidhura me drejtuesit e PS-së.

Duke i cilësuar deklarata si gjoba ndaj Vasilit, Meta ai u shpreh se i ka kërkuar Vasilit që të mos reagojë.

“Unë i kërkuam Ministrit të Shëndetësisë të mos i japë asnjë përgjigje të gjitha shpifjeve e shëmtuara dhe me karakter të theksuar gjobëvënës ndaj kompanive të caktuara dhe klientelist ndaj kompanive të tjera në tregun farmaceutik, në rast se ata kanë dëshirë të luftojnë të ashtuquajturin korrupsion apo shkelje të ligjit të Ministrit të Shëndetësisë, çdo gjë që kanë ta çojnë në prokurori dhe në organet e zbatimit të ligjit”, tha Meta.

a.k/NOA

KOMENTE