Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ndotja e bregdetit kroat, ekspertë të MSH-së verifikojnë në vend situatën
English

Ndotja e bregdetit kroat, ekspertë të MSH-së verifikojnë në vend situatën

Shkodër, 25 nëntor, NOA – Ndotja e bregdetit të Kroacisë nga vërshimi përmes lumit Buna i mbetjeve të kafshëve të ngordhura dhe plehrave e hedhurinave plastike ka bërë që ekspertë të ministrisë së Shëndetësisë të shkojnë të hetojnë situatën në vend. Por, për këtë ndotje të bregdetit kroat me mbeturina që vinin nga Shqipëria edhe për shkak të motit të keq dhe reshjeve të dendura të shiut, ministria e jashtme e Kroacisë ka thirrur për sqarime ambasadorin shqiptar atje, Pëllumb Qazimi.

Gjatë kësaj bisede ambasadorit i është paraqitur një raport i detajuar ku bëhej e ditur se deti në zonën Dobrovacka-Neretvanska, në Kroaci është ndotur ndjeshëm me mbeturinat të ardhura nga brigjet shqiptare.

Sipas ministrisë së Jashtme kroate, Kroacia kërkon sqarim të menjëhershëm të situatës për mënyrën e mbërritjes së mbeturinave në bregdetin e saj si dhe për marrjen e masave të menjëhershme për parandalimin e situatave të këtilla.

Ministria e Shëndetësisë ka shkuar të verifikojë në Shkoder.

Mbeturina te shumta plastike dhe inerte, mbetje mbeturinash spitalore dhe skelete kafshesh te ngrodhura kane mbushur liqenin e Shkodres gje qe ka bere qe permes lumit Buna i ka derguar mbeturinat ne detin e Kroacise.

Ne vendngjarje ndodhen edhe eksperte nga Drejtoria e Shërbimit Publik.

mit/NOA
KOMENTE