Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Obama: Nuk kam kohë të merrem me Sarah Palin
English

Obama: Nuk kam kohë të merrem me Sarah Palin

Uashington, 25 nëntor, NOA – “Koha dhe preokupimi im janë si të kryejë sa më mirë që është e mundur detyrën e presidentit dhe jo të merrem me deklaratat që lëshon Sarah Palin”.

Kështu është shprehur presidenti amerikan, Barak Obama, në një intervistë për televizionin “ABC”, i pyetur rreth shigjetave që ka lëshuar ndaj tij kandidatja e republikanëve për zëvendëspresidente në vitin 2008.

Ai tha se nuk mendon që do të përballet me të në zgjedhjet presidenciale të vitit 2012, duke shtuar se gjithsesi, i respekton aftësitë politike të Palin.

Pak ditë më parë, me një siguri të madhe dhe guxim të dukshëm, Sarah Palin ka deklaruar gjatë një interviste televizive se është në gjendje që ta mundë presidentin Obama nëse do të garojë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2012.

Ish-guvernatorja e Alaskës, e cila u bë mjaft e njohur me kandidimin e saj për republikanët për zëvendëspresidente në zgjedhjet e vitit 2008, ka deklaruar se po e mendon faktin që të garojë për presidenten e ardhshme amerikane.

n.e/NOA

KOMENTE