Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Turizmi, si një mjet për zhvillimin e qëndrueshëm rajonal
English

Turizmi, si një mjet për zhvillimin e qëndrueshëm rajonal

Zhvillohet seminari me temë: “Turizmi si një mjet për zhvillimin e qëndrueshëm rajonal”, organizuar nga Organizata Botërore e Turizmit, Ministria e Turizmit, Kulturës Rinisë dhe Sporteve, me pjesëmarrjen dhe bashkëpunimin e Universitetit Europian për Turizmin dhe disa organizatave jofitimprurëse shqiptare dhe të huaja. Të pranishëm në aktivitet ishin mes të tjerësh, Kryeministri i vendit z. Sali Berisha, ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, z. Ferdinand Xhaferaj, rektori i EUFT, prof. Dr. Salvatore Messina, Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Turizmit z. Taleb Rifai, etj.

Tiranë, 25 Nëntor 2010 NOA/ Rid Bulku - U zhvillua sot në ambientet e Hotel Tirana International seminari me temë “Turizmi si një mjet për zhvillimin e qëndrueshëm rajonal”, organizuar nga Organizata Botërore e Turizmit, Ministria e Turizmit, Kulturës Rinisë dhe Sporteve, me pjesëmarrjen dhe bashkëpunimin e Universitetit Europian për Turizmin dhe disa organizatave jofitimprurëse shqiptare dhe të huaja.

Aktiviteti kishte si qëllim sjelljen në vëmendje të rëndësisë që ka sektori i turizmit, i identifikuar si një nga sektorët udhëheqës të ekonomisë botërore dhe prosperitetit, duke kontribuar ndjeshëm në ekonomitë lokale dhe kombëtare, duke reduktuar varfërinë, krijuar mundësi punësimi dhe duke nxitur investimet apo tregtinë.

Të pranishëm në aktivitet ishin mes të tjerësh, Kryeministri i vendit z. Sali Berisha, ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, z. Ferdinand Xhaferaj, rektori i EUFT, prof. Dr. Salvatore Messina, Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Turizmit z. Taleb Rifai, etj.

Po ashtu, të pranishëm në këtë seminar ishin përfaqësues nga disa shtete të rajonit të cilët sollën eksperiencën e vendeve të tyre në fushën e turizmit si Mali i Zi, Kosova, Maqedonia, Sllovenia, Rumania, Bullgaria, Kroacia, Austria si dhe Greqia e përfaqësuar nga ambasadori i saj në vendin tonë.

Kryetari i qeverisë, përshëndeti seminarin si dhe bëri një panoramë të zhvillimit të turizmit në vendin tonë si sektor elitar për zhvillimin e ekonomisë.

Ministri i TKRS-së, Ferdinand Xhaferaj tha se ky aktivitet ofron mundësi për të diskutuar mbi rëndësinë e turizmit, si një nga motorët më të fuqishëm të zhvillimit të tregtisë dhe prosperitetit sot në botë".

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Turizmit z. Taleb Rifai e vlerësoi këtë seminar si shumë të rëndësishëm dhe shtoi gjatë fjalës së tij se “ Shqipëria ka potenciale turistike të rralla dhe duhet të vazhdojë rrugën e saj, një rrugë të pavarur dhe të përgjegjshme në industrinë e turizmit, duke shtuar se OBT do t’i jetë besnike këtij vendi në rrugën drejt turizmit dhe me mbështetjen që OBT do të japë në të ardhmen do synohet që Shqipëria të ketë rolin lider në rajon.

Ndërsa Prof. Dr. Messina Salvatore, Rektor tek Universiteti Europian për Turizmin, u ndal fillimisht në faktin se Evropa është destinacioni i parë turistik në botë, duke kujtuar gjithsesi se pavarësisht nga kjo, destinacionet e reja turistike janë gjithmonë më konkurruese dhe të afta për të fituar pikë të aksioneve të tregut.

Kurse shtoi: “Konkurrenca e turizmit evropian ka qenë gjithmonë një shqetësim i Komunikatave të Komisionit Evropian dhe "Axhenda për një turizëm evropian të qëndrueshëm dhe konkurrues", COM (2007) 621 së bashku me "Studimi mbi konkurrencën e industrisë së turizmit të BE-së", të lëshuar në shtator 2009 , duke e përballuar këtë koncept me qëndrueshmërinë. Për të arritur këto objektiva, dalin një sërë sfidash dhe burimet njerëzore janë konsideruar gjithmonë si një faktor strategjik për rritjen dhe për pasurimin e industrisë së turizmit evropian dhe, si pretendon Strategjisë së Lisbonës, duke u investuar në burimet njerëzore bëhet e mundur nxitja e përfshirjes sociale dhe përshpejtimi i procesit në një ekonomi të bazuar në dije”.

Më tej, dr. Messina tha: “Një nga sfidat e dhëna është përqendrimi më shumë në cilësi sesa në produkt, si një strategji e orientuar drejt klientit e bën një destinacion turistik më konkurrues. Për më tepër, për të bërë turizmin europian më konkurrues dhe të qëndrueshëm, është deklaruar se risia është një faktor kyç për tu ndjekur në mënyrë që të gjenden zgjidhje të reja, shërbime dhe produkte edhe me mbështetjen e teknologjive të informacionit dhe komunikimit. Por gjithashtu, - shtoi z. Messina, - për t’u përmirësuar informacioni dhe studimet në fushën e turizmit duhet të jetë më shpejt në procesin e rritjes së konkurrencës dhe të qëndrueshmërisë. Më tej prof. Messina apeloi se për të bërë turizmin të rritet në zonën e Ballkanit, disa nisma duhen të merret urgjentisht. Këtu ai sqaroi: “Para së gjithash është e nevojshme të identifikohen me saktësi aftësitë profesionale dhe aftësitë e nevojshme nga ndërmarrjet turistike dhe nga administrata publike dhe të mundësohen nga ato, nëpërmjet një zinxhiri trajnimi të përhershëm. Ky është një veprim i rëndësishëm për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve dhe për të kënaqur pritjet ndërkombëtare turistike dhe, rrjedhimisht, në atë masë sezonalitetin e turizmit. Për të arritur efektivitetin dhe efikasitetin në menaxhimin e ndërmarrjeve turistike dhe për të kënaqur pritjet turistike ndërkombëtare, është e nevojshme të ndahet pronësia nga drejtimi teknik, duke siguruar profesionistët e specializuar dhe duke përcaktuar rregulla të sakta për përfshirjen e këtyre figurave. Për më tepër, politikat fiskale duhet të zbatohen për të favorizuar punësimin e personelit të specializuar të trajnuar në ndërmarrjet turistike”.

Dr. Messina më tej tha: “Universiteti Europian për Turizmin, që nga viti 2008 vendosi të adoptojë COM (2007) 621 në seksionin 3.2.1. për të mobilizuar aktorët e turizmit për të prodhuar dhe të ndarë njohuritë në mënyrë që të mbështesë zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm. Shtrirja kryesore operative të Universitetit Europian për Turizmin është që të sigurojë kompetencat profesionale të nevojshme për të krijuar një rrjet për zhvillimin lokal në rajonet Euro-Mesdhetare, para së gjithash në zonën e Ballkanit, të tilla si integrimi dhe maksimizimin e sinergjive të mundshme në mesin e kënaqësisë së turistëve për territorin, produktin kulturor dhe promovimin e ndërmarrjeve të vogla që veprojnë në sektorët drejtues të territorit, me bashkëpunimin e 14 Universiteteve Evropiane që ofrojnë 92 profesorë të specializuar në turizëm. Universiteti Europian për Turizmin ka krijuar një degë në Itali dhe po planifikon për të hapur degë të reja në Ballkan”.

r.b/NOA

Sfida e zhvillimit të burimeve - nga prof. Dr. Salvatore Messina

KOMENTE