Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Në Maqedoni nisin festimet për Ditën e Flamurit
English

Në Maqedoni nisin festimet për Ditën e Flamurit

Gostivar, 26 nëntor, NOA - Me vënien e luleve para bustit të Ismail Qemalit nga ana e kryetarit të komunës Rufi Osmani, nisi dhe manifestimi qendror në Komunën e Gostivarit me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së flamurit kombëtar.

“Betejën e fituar të Ismail Qemali në vitin 1912 ne sot e kemi si sfidë permanente që si komb shqiptar të bëhemi konkurrues me fqinjët tanë, të krijojmë vlera të reja, të hapim perspektiva të reja dhe të krijojmë një të ardhme më të ndritur. I vetmi resurs si përparësi komparative është rinia jonë. Andaj pedagogëve u mbetet për obligim të krijojnë kuadro të reja të cilat do të jenë konkurrente në tregun e zgjeruar evropian”, theksoi kryetari Osmani.

Duke ua uruar Festën e Flamurit, nxënësve dhe mësimdhënësve të kësaj shkolle, Osmani nënvizoi se prej vitit ardhshëm si ditë e patronatit të shkollës do të shpallet 28 Nëntori, dita kur Ismail Qemali e bëri shtetin shqiptar.

“Uroj që vitin e ardhshëm, më 28 Nëntor ne të konstatojmë se amanetin e Ismail Qemalit për shqiptarë më të ditur, më të përparuar, e kemi çuar një hap përpara”, përfundoi kryetari Osmani.

NOA/INA

KOMENTE