English

Qëlloi me pistoletë në ajër, kapet 34-vjeçari

Durrës, 26 nëntor, NOA – Forcat e policisë së Durrësit kryen arrestimin në flagrancë të 34-vjeçarit Ilirjan Basholli, banues i këtij qyteti.

Siç raportohet për agjencinë e Lajmeve NOA, arrestimi i tij u bë për arsye se dyshohet që gjatë mbrëmjes së djeshme, ai ka qëlluar më armë zjarri në ajër, në mes të lagjes 12 të qytetit bregdetar.

Nga ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve të Patrullës së Përgjithshme të Policisë, u bë e mundur kapja në flagrancë e këtij personi, të cilit në cilësinë e provës materiale iu bllokua një armë zjarri, pistoletë Zastava me 1 fishek të kalibrit 6,35 mm, te cilat i mbante pa leje.

Materialet për veprat penale të “Prishjes së qetësisë publike” dhe “Mbajtjes pa leje të armëve luftarake”, iu kaluan për ndjekje prokurorisë së Durrësit.

n.e/NOA

KOMENTE