Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sekretari i Organizatës së Turizmit: Duhet të jini krenarë për mrekullitë e këtij vendi
English

Sekretari i Organizatës së Turizmit: Duhet të jini krenarë për mrekullitë e këtij vendi

Tiranë, 26 nëntor, NOA – Institucionet shqiptare duhet të punojnë më shumë për promovimin e turizmit. Ky është vlerësimi që ka dhënë sot Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Turizmit, Taleb Rifai, gjatë takimit të zhvilluar me Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli.

Rifai ka shprehur vlerësimet më pozitive për bukuritë natyrore. “Turizmi është e ardhmja e Shqipërisë, dhe ju duhet të ndiheni krenarë për mrekullitë e këtij vendi; të gjitha kapacitetet duhet të vihen në funksion të zhvillimit të tij”, tha Rifai.

Ai garantoi Kryetaren e Kuvendit se vizita e tij, do të jetë një shtysë e fortë për promocionin e Shqipërisë turistike në botë.

Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Turizmit Taleb Rifai,, autoriteti më i lartë i turizmit botëror, i cili vizitoi gjatë këtyre ditëve vendin tonë.

Rifai u shpreh se ndihet i impresionuar nga bukuria natyrore e Shqipërisë dhe vlerësoi progresin e konsiderueshëm që është bërë, në sektorin e turizmit.

Nga ana e saj Kryetarja e Kuvendit theksoi se Shqipëria ka bërë një hov cilësor në këtë fushë dhe theksoi se, qeveria dhe Parlamenti po i kushtojnë prioritet përmirësimit të infrastrukturës dhe shërbimeve të turizmit.

a.k/NOA

KOMENTE