Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shezai Rrokaj: Rama, përgjegjësi kryesor për situatën kaotike në kryeqytet
English

Shezai Rrokaj: Rama, përgjegjësi kryesor për situatën kaotike në kryeqytet

Tiranë, 26 nëntor, NOA – Lëvizja Socialiste për Integrim reagoi sot për situatën në Bashkinë e Tiranës duke akuzuar kryebashkiakun Edi Rama. Kryetari të LSI-së së Tiranës, Shezai Rrokaj tha gjatë një deklarate për mediat se situata e krijuar nuk i shërben qytetarëve të Tiranës.

“Gjendja e shkaktuar në Tiranë tanimë është bërë publike. Ping-pongu mes bashkisë dhe qeverisë nuk i pëlqen asnjë qytetari të Tiranës. Qytetari i Tiranës do të ecë lirisht, të ketë semaforë dhe të mos ketë pengesa dhe të mos mbytet nga uji që vërshon njëlloj si lumë nëpër bulevarde”, tha Rrokaj.

Ai u shpreh se përgjegjësitë për këtë gjë duhet të nisin nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës. “Se kush e ka fajin në këtë çast për të diskutuar mendohet se faji i parë i takon të zotit të shtëpisë, atij që drejton Tiranë. Pra zotit Edi Rama, mandej faji mund të jetë i gjithë Shqipërisë, i gjithë Evropës, Botës, por në qoftë se duhet të vëmë një pikë mbi “i” duhet të fillojmë nga Edi Rama pastaj të shkojmë matanë”, tha ai.

Nga ana tjetër Rrokaj ka theksuar se për çështjen e buxhetit LSI-ja do të votojë pro nëse ky buxhet do t’i shërbejë qytetarëve të kryeqytetit.

“Nuk mund të kalohet çdo lloj buxheti, duhet të kalohet ai lloj buxheti që u shërben qytetarëve të Tiranës i cili duhet të parashikojë më pak beton, më shumë kanale për të mos u mbytur nga ujërat, më shumë rrugë. Tani ka filluar konsumi më i madh i çizmeve në Tiranë, kështu që nëse do të ketë një buxhet që i shërben qytetarit këshilltarët tanë janë të gatshëm të votojnë”, tha Rrokaj.

a.k/NOA

KOMENTE