Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tiranë, sekser 3 milionë lekësh për legalizim shtëpie
English

Tiranë, sekser 3 milionë lekësh për legalizim shtëpie

Tiranë, 26 Nëntor 2010 NOA - Një sekser është arrestuar sot në flagrancë teksa ka marr një shumë prej 300 mijë lekësh të reja një qytetari për t’i legalizuar banesën e tij.

Seksioni Kundër Korrupsionit pranë Policisë së Tiranës, në bashkëpunim me Njësinë Hetimore Task-Forcë pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë pas një hetimi disa mujor, finalizuan operacionin policor të koduar “Vila”.

Në pranga ra Halim Dalip Koni, 47-vjeç, lindur dhe banues në Tiranë. Prokuroria e Tiranës kishte nisur ndaj tij procedimi penal për konsumim të veprës penale të “ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike“.

Sipas policisë Koni u kap në flagrancë duke marrë në mënyrë të kundraligjshme shumën e parave prej 300.000 lekësh të reja, në këmbim të legalizimit të banesës së një shtetasi, me vendndodhje në Tiranë.

Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale shumë e parave e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari, si dhe një sërë provash të tjera, të rëndësishme për hetimin.

Materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të tij, i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Policia tha se po punon për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore edhe të personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari të kundraligjshme që lidhet me përfitimin e shumave të parave kundrejt legalizimit të ndërtimeve në qytetin e Tiranës.

e.r/NOA

KOMENTE