Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Zgjohu! mirëpret autostradën Prishtinë-Shkup
English

Zgjohu! mirëpret autostradën Prishtinë-Shkup

Prishtinë, 26 nëntor, NOA - Lëvizja Qytetare Zgjohu! mirëpret projektin për ndërtimin e autostradës Prishtinë-Shkup dhe lidhjes së dy kryeqendrave shqiptarë të Kosovës dhe Maqedonisë, pas lidhjes së Tiranës me Prishtinën nëpërmjet Rrugës së Kombit.

Pas lajmërimit për ndërtimin e autostradës së lartpërmendur, mbetet të ndërtohet edhe Rruga e Arbrit në Maqedoni për ta kompletuar trekëndëshin shqiptar Tiranë-Prishtinë-Shkup me infrastrukturë moderne rrugore, që do të lehtësojë qarkullimin e njerëzve dhe mallrave dhe do t’i bashkojë shqiptarët si asnjëherë më parë.

Urojmë që ky projekt bashkë me Rrugën e Arbrit të realizohen sa më shpejt në mënyrë që lidhjet ndërshqiptare të intensifikohen dhe të përafrohen realitetet shqiptare të Shkupit, Tiranës dhe Prishtinës duke i shndërruar ato në NJË.

Lëvizja Qytetare Zgjohu! nxit autoritetet e Tiranës, Prishtinës dhe Shkupit që të liberalizojnë kufijtë dhe të realizojnë qarkullimin e lirë të qytetarëve në kufijtë e këtyre tre vendeve vetëm me letërnjoftim.

Nëpërmjet shtrirjes së veprimtarisë së vet në Shkup, Prishtinë dhe Tiranë, Lëvizja Zgjohu! gjithashtu bën përpjekje për ta realizuar unifikimin e realiteteve tona dhe për t’i përafruar shqiptarët me njëri-tjetrin.

NOA-INA

KOMENTE