Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bashkia: Prefekti Kruja nuk di ç’thotë, se ai s’ka vend në KRRT
English

Bashkia: Prefekti Kruja nuk di ç’thotë, se ai s’ka vend në KRRT

Tiranë, 27 nëntor, NOA – Pas akuzave të prefektit të Tiranës, Keltis Kruja, i cili në një dalje të sotme publike zbardhi deklaratat e kreut të Bashkisë së Tiranës, në një televizion publik, ka reaguar edhe Bashkia e kryeqytetit përmes një deklarate për shtyp, ku prefekti cilësohet si një zyrtar qesharak, që nuk din se ç’farë thotë.

Bashkia thekson se “Prefekti i Tiranës na bën të qeshim. Ai flet po nuk di se ç’farë thotë”.

Sipas Bashkisë së Tiranës, prefektin Kruja nuk e ka akuzuar askush për bllokimin e vendimeve të KRRT-së së Tiranës, pasi gjithkush në bashki e di që prefekti nuk mund të jetë pjesë e KRRT-së dhe as të marrë ndonjë vendim për vendimet e saj.

Në këtë kontekst, Bashkia e Tiranës duke marrë në mbrojtje shefin e saj, Edi Rama sqaron se deklaratat e prefektit të Tiranës, Keltis Kruja janë absurde, duke nënkuptuar se ai e akuzon Bashkinë për qëllime politike, që afërmendsh të çojnë pikërisht tek kupola e qeverisë, dora vetë kryeministri Sali Berisha.

mit/NOA
KOMENTE