English

Identifikohet makina e taksistit të zhdukur, mungon trupi

Elbasan, 27 nëntor, NOA – Gjenden gjurmët e para të taksistit të zhdukur katër ditë më parë në Korçë. Familjarët e taksistit Fredi Tanelli kanë identifikuar sot se automjeti i gjetur dje në Përroin e Kushes në Elbasan është e të afërmit të tyre.

Ndërkohë që makinës i janë ndërruar targat. Por megjithëse makina është gjetur në përrua ende nuk ka shenja të trupit të 36-vjeçarit nga Devolli.

Pritet që policia të shkojë në vendin e ngjarjes dhe të marrë prej andej shenjat që mund të kenë lenë autorët në mjet.

Tanelli punonte si taksixhi në qytetin e Korçës. Katër ditë para se të zhdukej ai kishte njoftuar familjarët se ishte nisur nga pika kufitare e Kapshticës për në Tiranë. Ky ishte dhe komunikimi i tij i fundit me familjarët.

a.k/NOA

KOMENTE