Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Malaj në Greqi, debat për politikën greke të mbrojtjes
English

Malaj në Greqi, debat për politikën greke të mbrojtjes

Athinë, 27 nëntor, NOA - Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjeneral Major, Maksim Malaj, zhvilloi një vizitë pune në Greqi, me ftesë të homologut grek, gjeneral Ioannis Giagkos, shef i Shtabit të Përgjithshëm të Mbrojtjes Kombëtare Greke.

Fillimisht, Malaj vendosi kurorë me lule para parlamentit grek, në nderim të të rënëve për liri, në ceremoninë e organizuar më këtë rast dhe me pas u prit zyrtarisht në selinë e Shtabit të Përgjithshëm me bandë, truproje nderi dhe parakalim forcash.

Gjatë takimit, dy drejtuesit më të lartë ushtarakë diskutuan mbi politikën greke të sigurimit kombëtar dhe mbrojtjes, si edhe perspektivën greke dhe ecurinë e marrëdhënieve bilaterale; por edhe kontributet e Forcave të Armatosura të Greqisë dhe Shqipërisë në kuadrin e operacioneve të NATO-s dhe BE-së.

Ndër të tjera, homologët e forcave të armatosura greke dhe shqiptare, diskutuan edhe mbi politikën e “Air Policing” dhe kapacitet e mundshme për të ardhmen, doktrinën e re strategjike të NATO-s apo edhe situatën gjeopolitike në Ballkanin Perëndimor sipas këndvështrimit grek.

Në vijim të vizitës, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm pati një takim kortezie me ministrin e Mbrojtjes Kombëtare greke, Eleftherios Venizelos.

n.e/NOA

KOMENTE