English

Obama incident në basketboll, 12 qepje në buzë

Uashington, 27 nëntor, NOA – Presidentit të Shteteve të bashkuara të Amerikës, Barack Obama i është dashur të bëjë 12 qepje në buzë për shkak të një goditje me bërryl. Incidenti nuk ka ndodhur gjatë ndonjë takimi, pasi ai është personi më i ruajtur në botë nga truprojat, por ndërsa ka qenë duke luajtur basketboll.

I njohur për pasionin e tij për basketbollin, në kohën e lirë Obama së bashku me miqtë luan shpesh në palestër.

Por këtë herë duket se nuk ka shkuar çdo gjë mirë. Incidenti nuk ka qenë serioz, por dëmtimi që i ka shkaktuar në fytyrë ka kërkuar patjetër një ndërhyrje mjekësore.

Mediat amerikane raportojnë se janë dashur 12 qepje, kryesisht në pjesën e brendshme të buzës.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Robert Gibbs tha se kundërshtari në fushë e goditi paqëllimshëm Obamën gjatë ndeshjes

Presidentit amerikan iu dha ndihma e parë në ambulancën e Shtëpisë së Bardhë.

a.k/NOA

KOMENTE