Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Përgjaket autostrada Durrës-Tiranë-Kavajë, dy të vdekur një i plagosur
English

Përgjaket autostrada Durrës-Tiranë-Kavajë, dy të vdekur një i plagosur

Durrës, 27 nëntor, NOA – Tre aksidente të ndryshëm në të njëjtin hark kohor të pasdites kanë përgjakur rrugët përdrejt Durrësit dhe Kavajës duke shkaktuar vdekjen e dy personave e duke plagosur një të tretë.

Sipas burimeve policore, shkak i aksidentit të parë ishte përplasja e një fugoni me targa të Kavajës, KV 27 54B me një të grua të moshuar, mbi të 70-at, e cila duke kaluar rrugën për në krahun tjetër të saj është përplasur për vdekje nga fugoni në autostradën Tiranë-Durrës.

E moshuara është ende e paidentifikuar, por duket se pas saj, një 54 vjeçar ka gjetur vdekjen e menjëhershme në të njëjtën kohë në rrugën përdrejt Kavajës, i përplasur nga një automjet që kalonte me shpejtësi.

Në aksidentin e tretë i ndodhur në Shkozet, është plagosur një kalimtar, i cili sipas të dhënave quhet Gëzim Hasa.

Sipas hetimeve paraprake në vendngjarje shkak i aksidenteve është i përhershmi mosrespektim i rregullave të qarkullimit rrugor, duke marrë se parasysh se kalimtarët kanë precedencë në rrugë, por në autostradë vdekjen e tyre mund ta mbulojë edhe rastësia e gabuar.

Policia vijon të hetojë mbi tre aksidentet e ndodhura...Vijon..

mit/NOA
KOMENTE