English

Shtëpinë e “pushton” zjarri, shpëton i zoti

Gjirokastër, 27 nëntor, NOA – Ditën e sotme, rreth orës 06.45 minuta, në policinë e Gjirokastrës ka ardhur një telefonatë se në lagjen “18 Shtatori”, afër supermarket Stroka , ka rënë zjarr në katin e parë të një pallati.

Menjëherë është njoftuar reparti zjarrfikës, urgjenca e spitalit dhe në drejtim të vendngjarjes është nisur menjëherë patrulla e përgjithshme e policisë, ku ka rezultuar se në katin e parë të një pallati, në banesën e 86-vjeçarit Niko Gjini, kishin marrë flakë një dhomë dhe kuzhina e gatimit.

I zoti i banesës, Niko Gjini, i cili banonte i vetëm në këtë banesë ka mundur të dalë jashtë pa dëmtime djegie, por i asfiksuar nga tymi dhe menjëherë është transportuar për në spitalin e Gjirokastrës dhe është jashtë rrezikut për jetën, e pa asnjë plagë djegie.

Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë edhe reparti zjarrfikës ku me ndërhyrjen e menjëhershme të tyre, u bë e mundur vënia nën kontroll e zjarrit dhe pas 40 minutash ai u shua plotësisht.

Si pasojë e zjarrit, pati vetëm dëme materiale , salloni dhe kuzhina e gatimit u dogjën plotësisht, ndërsa dhoma e gjumit nuk u përfshi nga zjarri.

Grupi hetimor nga veprimet e para të kryera në vendngjarje ka konstatuar se shkaku i zjarrit ishte një qiri i lënë ndezur gjatë natës nga i zoti i banesës.

Grupi hetimor po vazhdon ende veprimet për të zbardhur plotësisht këtë ngjarje...(vijon)

n.e/NOA
KOMENTE