English

Vrasja e 35-vjeçarit në Tiranë, viktima ishte tregtar buke

Tiranë, 27 Nëntor 2010 NOA/ Update R.Bulku – Personi që mbeti i vrarë sonte në Tiranë ishte tregtar buke. Ai u qëllua me plumb pas koke dhe ka mbetur i vdekur në vend, kurse autori apo autorët e krimit janë larguar në drejtim të paditur, i thanë agjencisë NOA, burime nga policia në vendngjarje.

Viktima është Dritan Skënderaj, rreth 35 vjeç, lindur e banues në Tiranë. Bashkë me vëllezër të tij, ai kishte një furrë për prodhim buke pranë ish-Uzinës Dinamo në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “5 Maji” të Tiranës, pikërisht pranë vendbanimit të të ndjerit, afër ish-Uzinës Dinamo në Tiranë.

Ende nuk ka të dhëna për vrasësin-t dhe motivet e krimit të rëndë që përgjaku sot sërish kryeqytetin.

I ndjeri kishte jetuar per disa vite ne Greqi dhe rreth tre vjet më parë ai ishte kthyer nga Greqia për të mos u rikthyer në emigrim dhe sakaq kishte hapur biznes familjar, një furrë buke.

e.r/NOA

KOMENTE