English

Bundesliga, Dortmundi mund Mënhengladbahun 4:1

Berlin, 28 nëntor, NOA - Fitoren më të thellë në ndeshjet e javës së 14 të kampionatit gjerman të futbollit e shënoi Kaizerslauterni, i cili mundi 5:0 Shalke 04-ën.

Edhe pas kualifikimit për në raundin tjetër të Champions League-ës Shalke nuk arriti të përmirësojë renditjen në Bundesligë. Kryesuesja e klasifikimit, Borusia e Dortmundit, mundi bindshëm 4:1 Borusia Mënhengladbahun dhe u ngjit në kuotën e 37 pikëve.

I dyti me 30 pikë është Mainci, që të premten mundi 3:0 Nyrembergun. Bajerni renditet i pesti pasi mundi 4:1 Ajntrahtin e Frankfurtit.

Hamburgu mundi Shtutgartin 4:2. Hofenhajmi barazoi në kohën shtesë 2:2 kundër Bajer Leverkuzenit. Hanover 96 mundi 3:0 Frajburgun. Sot luhen takimet Verder Bremen – St. Pauli dhe Këln – Volfsburg.

a.k/NOA

KOMENTE