Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Edicioni i 12-të i çmimeve “Ballkanika”, fitues shpallet Ismail Kadare
English

Edicioni i 12-të i çmimeve “Ballkanika”, fitues shpallet Ismail Kadare

Vlorë, 28 Nëntor, NOA – Shkrimtari i njohur Ismail Kadare fitoi çmimin “Balkanika”, dhënë zyrtarisht sot pasdite në Vlorë nga fondacioni “Ballkanika”. Kadare u prezantua me romanin “E penguara” në këtë garë të librit që për herë të parë zhvillohej në Shqipëri.

Autorët dhe veprat fituese të çmimit “Balkanika” u shpallën sot nga Juria Ndërkombëtare në një ceremoni të veçantë në qytetin historik të Vlorës, në sallën e teatrit “Petro Marko”.

Kjo veprimtari u organizua nga Instituti i Librit dhe i Promocionit “Toena”, përfaqësues i Çmimit Letrar “Balkanika” në Shqipëri.

Juria Kombëtare e Çmimit Letrar “Balkanika”, me kryetar prof. Jorgo Bulon, midis shkrimtarëve dhe veprave më të mira të viteve 2008 dhe 2009, kishte përzgjedhur për t’ia propozuar Jurisë Ndërkombëtare veprën më të mirë për vitin 2008 romanin “Të jetosh në ishull” të shkrimtarit Ben Blushi dhe veprën më të mirë për vitin 2009, romanin “E penguara” të shkrimtarit Ismail Kadare.

Këto vepra, përfaqësuan kështu letërsinë shqipe në konkurrimin midis veprave më të mira të letërsive ballkanike në edicionin e 12-të dhe të 13-të të çmimit “Balkanika”.

r.b/NOA

KOMENTE