Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Incident i aktivistëve të Vetëvendosjes me flamurin e Kosovës
English

Incident i aktivistëve të Vetëvendosjes me flamurin e Kosovës

Gjakovë, 28 nëntor, NOA – Dy aktivistë të lëvizjes Vetëvendosje kanë shkarkuar një incident me punonjësit e policisë së Kosovë. Korrespodenti i Agjencisë NOA në Kosovë njofton se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, kur dy aktivistët e kësaj lëvizje kanë dashur të heqin nga një segment i rrugës flamurin e Kosovës.

Bëhet fjalë për Demokrat Zhubin dhe Artan Mustafën. Pas incidentit me fjalë policit kanë kërkuar pasaportat e dy personave dhe më pas i lanë lënë të lirë. Ndërkohë që replikat mes policisë dhe aktivistëve nuk kanë munguar.

Në lidhje me incidentin në fjalë ka reaguar zyrtarisht Vetëvendosja. E cila e quan provokim të rëndë ngjarjen.

““Arsyetim” për këtë ishte heqja e 2 flamujve të ashtuquajtur “të Kosovës” nga rrugët e Gjakovës. Aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Gjakovë nuk lejuan që dy shokët e tyre të arrestohen, me ç’rast dy nga policët i ofenduan aktivistët, Lëvizjen në tërësi, si dhe udhëheqësin e saj Albin Kurtin, duke e quajtur proverb”, sqaron incidentin në fjalë Vetëvendosje, duke e cilësuar incidentin si provokim nga ana e policisë.

Në reagimin e saj Lëvizja Vetëvendosje e konsideron flamurin e ashtuquajtur të “Kosovës”, flamur të kontrabanduar dhe të imponuar, për të cilin nuk është pyetur populli asnjëherë, andaj edhe nuk është i tij.

“Prandaj ky aksion i Lëvizjes Vetëvendosje i nisur sonte do të vazhdojë edhe nesër, në mënyrë që gjatë festës kombëtare, Ditës së Flamurit, Kosova të jetë e dekoruar vetëm me flamuj kombëtarë”, thuhet në deklaratë.

a.k/NOA

KOMENTE