Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Lëvizja për Bashkim dhe Vetëvendosje, koalicioni i të mirës që synon bashkimin
English

Lëvizja për Bashkim dhe Vetëvendosje, koalicioni i të mirës që synon bashkimin

Therandë, 28 nëntor, NOA – 28 nëntori shënoi edhe hapjen e zyrës së Lëvizjes për Bashkim në Therandë.

Kjo ngjarje u zhvillua në një atmosferë festive e në praninë e dhjetëra anëtarëve dhe simpatizantëve të Lëvizjes për Bashkim, por edhe të aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe të partive të tjera.

Çeljen e kësaj zyre e bëri Mynavere Elshani, koordinatore e Këshillit Nismëtar për formimin e Degës në Suharekë, e cila pasi uroi Ditën e Flamurit, foli për rëndësinë e hapjes së kësaj zyre, duke bërë thirrje për një mobilizim të qytetarëve të Therandës rreth Lëvizjes për Bashkim.

Më pas fjalën e mori, Valon Murati, anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes për Bashkim, i cili shpalosi programin politik, duke theksuar se qëllimi kryesor i lëvizjes së LB-së, është bashkimi kombëtar, i Kosovës me Shqipërinë.

Një tjetër synim i kësaj lëvizjeje është edhe përmirësimi i jetës së përditshme të qytetarëve të Kosovës në fushën ekonomike, sociale, arsimore, shëndetësore, sportive e mjedisore.

Ai argumentoi pjesëmarrjen e LB-së në koalicionin me Lëvizjen Vetëvendosje në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, duke theksuar se me këtë koalicion në Kosovë po krijohet blloku i së mirës.

Takimi kushtuar Ditës së Flamurit, i cili përfundoi me një koktejl, u festua edhe me këngë e valle shqiptare.

mit/NOA
KOMENTE