Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Lufta e Koresë, SHBA fillon manovrën ushtarake
English

Lufta e Koresë, SHBA fillon manovrën ushtarake

Kore e Jugut, 28 nëntor, NOA - Pas thirrjes së Kinës për konsultime emergjente mes grupit negociator të gjashtë shteteve, që angazhohet për ndalimin e programit bërthamor të Koresë së Veriut, Ministria e Jashtme në Seul deklaroi sot se do ta trajtojë me "shumë vëmendje" propozimin kinez.

Ndërkohë pak ditë pas sulmit koreanoverior me artileri ndaj një ishulli koreanojugor SHBA-ja dhe Koreja e Jugut nisën të dielën manovrën ushtarake të përbashkët në Detin e Verdhë.

Në manovrën, që do të zgjasë katër ditë, merr pjesë edhe aeroplanmbajtësja "USS George Ëashington". Në anijen e pajisur me shtytje bërthamore janë stacionuar 5.500 ushtarë dhe 75 avionë luftarakë.

Aeroplanmbajtësja shoqërohet nga anije të tjera të shumta lufte. Zëdhënësi i Shtabit të Përgjithshëm Koreanojugor deklaroi: "Qëllimi i kësaj manovre është të përforcojmë frikësimin ndaj Koresë së Veriut. Ne duam gjithashtu të përmirësojmë sigurinë në territorin tonë dhe të thellojmë bashkëpunimin amerikano-koreanojugor. Bëhet fjalë për të treguar vendosmërinë mes SHBA-së dhe Koresë së Jugut."

Pak pas fillimit të manovrës Koreja e Veriut shprehu sërish kërcënime të ashpra. Ndaj çdo shkeljeje të territorit të saj sovran do të reagohet me një kundërgoditje, njoftoi agjencia zyrtare e lajmeve KCNA.

NOA/DV

KOMENTE