English

Monstruoze, taksisti i zhdukur është vrarë dhe varrosur, zbulohet ngjarja

Korçë, 28 nëntor 2010 NOA/ Alba Filipi – Taksisti që u denoncua nga familjarët si i zhdukur, është vrarë dhe më pas trupi i tij është varrosur. Por kjo fshehje monstruoze nuk ka zgjatur shumë sepse si krimi edhe autorët e dyshuar, mbrëmjen e sotme janë zbuluar dhe janë arrestuar.

Ngjarjen dhe zhvillimet e rënda të saj, e konfirmoi para pak minutash për agjencinë e lajmeve NOA, një burim policor në drejtorinë rajonale Korçë.

Familjarët e taksistit Fredi Tanelli kanë identifikuar sot trupi e të ndjerit kurse vetëm një ditë më parë kishin pohuar nga Elbasani ku shkuan me kërkesë të policisë, se automjeti i gjetur dje në Përroin e Kushes në Elbasan është i familjarit të tyre.

Makinës i ishin ndërruar targat. Ajo është gjetur rastësisht në përrua por atje nuk gjendej drejtuesi i saj, 36-vjeçari nga Devolli, Fredi Tanelli.

I ndjeri Tanelli punonte si taksixhi në qytetin e Korçës. Katër ditë para se të zhdukej ai kishte njoftuar familjarët se ishte nisur nga pika kufitare e Kapshticës për në Tiranë. Ky ishte dhe komunikimi i tij i fundit me familjarët.

a.f/e.r/NOA

KOMENTE