Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pasqyra e Shtypit, 28 Nëntor 2010
English

Pasqyra e Shtypit, 28 Nëntor 2010

Tiranë, 28 Nëntor, NOA - Gazetat shqiptare kanë si argument kryesor të ditës së sotme vrasjen e ndodhur dje në mbrëmje në Tiranë, ku u ekzekutua në mënyrë mafioze një biznesmen para derës së shtëpisë.

Një tjetër argument që gjen vend në faqet e para të gazetave është nisja e hetimeve për ish-bosin e firmës piramidale “Vefa”, Vehbi Alimuça, ku flitet për shumën prej 900 mijë dollarësh, e cila dyshohet të jetë dërguar në Hungari. Një tjetër argument i trajtuar gjerësisht sot në gazeta është dhe krijimi i Akademisë Politike të PS.

E përditshmja “Shekulli” hapet me titullin kryesor “Pëllumbi: Koha për luftë të ashpër”, i cili pasqyron qëndrimi e ish-kreut të Kuvendit, gjatë qeverisjes socialiste, për mënyrën sesi duhet të bëhet opozita nga Partia Socialiste.

“900 mijë dollarë në Hungari, Alimuça i mohon”, është një tjetër artikull kryesor i gazetës.

“Ishte kthyer nga Greqia, ekzekutohet 35 vjeçari”, është një tjetër artikull i gazetës që flet për vrasjen e ndodhur dje në Tiranë.

Një tjetër artikull i kësaj gazete është ai me titull. “Vokshi, agresive, më vjen keq që Berisha dhe Thaçi folën ashtu”, i cili pasqyron një intervistë të gjyqtarit që mori vendimin për dënimin e deputetes Albana Vokshi në Kosovë.

Një tjetër artikull i kësaj gazete është ai me titull, “Kënga Magjikë, 6 pikat e forta dhe të dobëta”.

Gazeta “Panorama” publikon si artikull kryesor ditën e sotme atë me titullin “Pëlumb në kokë, ekzekutohet tregtari në derën e shtëpisë”, i cili flet për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë, ku u vra një person në lagjen “5 Maji”

“Pëllumbi: Deputetët e PS duhet të votonin kundër buxhetit, s’është politik të ikësh nga Kuvendi”, është një tjetër artikull i kësaj gazete që flet për qëndrimet e ish-kreut të Kuvendit në lidhje me politikën e PS.

Vijojnë disa tituj të tjerë të kësaj gazete, “Motra e Bilal Xhaferrit: Ne të persekutuar në 7 breza”, “Ina Rama, letër Berishës: Mos hiq policët nga prokuroria”, “Riatdhesimi 1523 robërve gjerman pas luftës”.

E përditshmja “Gazeta Shqiptare” ka si titull kryesor të saj “Bajram Rexhepi: Pse i hoqa 4 policitë”, është një artikull që trajton incidentin e deputetes së PD-së, Albana Vokshi në Kosovë dhe debatet që kanë lindur për këtë ngjarje.

“Refuzoi Mehmet Shehun, zbardhet arrestimi i djalit të Ismail Qemalit”, është një tjetër artikull dossier që flet për fatin e familjarëve të kryeministrit të parë shqiptar, Ismail Qemali.

Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete; “Hapet lokali “Fajon” në kryeqytet”, “Wikiliks prapaskenat e marrëveshjes detare me Greqinë”, “Atentat mafioz, vritet para shtëpisë 37 vjeçari”.

Gazeta “Shqip” hapet me titullin kryesor “Shpërblimet, qeveria josh buxhetorët”, i cili flet për vendimin e qeverisë për të dhënë më shumë shpërblime për punonjësit e administratës shtetërore.

“Dashamir Shehi: Pse jemi gjithmonë me vonese”, është një intervistë me kryetarin e LZHK-së, Dashamir Shehi, ku ky i fundit flet për zhvillimet politike.

Vijojnë disa tituj të tjerë të kësaj gazete, “Plus operon qendrën teknologjike”, “Vehbi Alimuçaj në Prokurori për 900 mijë dollarë”, “Vërshimet e ujërave mbërrijnë në periferi të Shkodrës”, “Nën e 3 fëmijëve vet helmohet: S’kisha para për ushqim”.

E përditshmja “Koha Jonë” hapet me titullin kryesor “Festat, atmosferë ditë zie në Tiranë” i cili flet për mungesën e dekoracioneve nga ana e Bashkisë së Tiranës për festat e Nëntorit dhe për afrimin e festave të fund vitit.

“Celulari PLUS, përurim në vigjilje të Pavarësisë”, është një tjetër artikull i cili i flet për daljen në treg të kompanisë më të re të telefonisë në vend.

Artikull tjetër i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Milo: Fletët e votimit, pse s’më pëlqeu tërheqja e Ramës”.

Një artikull tjetër i kësaj gazete është ai titull “Nëse ka zgjedhje, PD fiton ndaj PS”.

Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e DIEL, 28 Nëntor 2010. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht.

Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: info@noa.al.

a.k /NOA

KOMENTE