Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pavarësia, sot 98-vjetori i ngritjes së flamurit në Vlorë
English

Pavarësia, sot 98-vjetori i ngritjes së flamurit në Vlorë

Tiranë, 28 nëntor, NOA – Shqipëria dhe gjithë hapësirat ku jetojnë shqiptarët sot festojnë 98 vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Ngritja e flamurit kombëtar në Vlorë më 28 Nëntor të vitit 1912, ishte një akt historik, që i dha një tjetër drejtim çështjes shqiptare në Ballkan.

Tashmë e bërë traditë, politikanët dhe qytetarë të ndryshëm do të zhvillojnë homazhe në qytetin e Vlorës, pikërisht në vendin ku u ngrit flamuri 98 vite më parë.

Pritet që Presidenti, Kryeministri dhe Kryetarja e Kuvendit të marrin pjesë në ceremonitë zyrtare që zhvillohen për nder të kësaj dite.

Historia

Më 28 nëntor 1912, në orën 14.30, u hap Kuvendi Kombëtar i Vlorës, në të cilin morën pjesë 83 delegatë nga vise të ndryshme të Shqipërisë. Në seancën e parë të këtij Kuvendi, fjalën hyrëse e mbajti Ismail Qemali në të cilën paraqiti gjendjen e Shqipërisë dhe përcaktoi masat e ngutshme që duhej të ndërmerren.

Pjesë e këtyre masave ishte dhe shpallja e Pavarësisë.

Shpallja e pavarësisë nga perandoria osmane ishte dhe akti i parë për ngritjen e shtetit modern shqiptar.

Në vazhdimin e punës së Kuvendit të Vlorës, më 4 dhjetor 1912, u bë zgjedhja e plotë e qeverisë, ku bënin pjesë: Ismail Qemali, kryeministër dhe ministër i punëve të jashtme, Dom Nikollë Kaçori, nënkryetar, Myfit Bej Libohova, ministër i i punëve të brenshmë, Abdi Bej Toptani, ministër i Finansave, Mehmet Pashë Dërralla, ministër i mbrojtjes kombëtare, Petro Poga, ministër i arsimit, Mit`hat Frashëri, ministër i punëve botërore, Pandeli Cale.

a.k/NOA

KOMENTE