Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS: LSI është vetëm SHPK, ILDKP të nisë hetimet për godinën
English

PS: LSI është vetëm SHPK, ILDKP të nisë hetimet për godinën

Tiranë, 28 nëntor, NOA – As në festën më të shënuar për shqiptarët, ditën Kombëtare të Pavarësisë së Shqipërisë, në 98 vjetorin e saj, nuk kanë munguar akuzat LSI-PS sa i përket fakteve më të fundit mbi godinën ku gjendet selia qendrore e Lëvizjes Socialiste për Integrim, në kryeqytet, e cila sipas PS-së është blerë nga LSI, ndërsa vetë pronari i godinës ka mbrojtur sot liderin e LSI-së, Ilir Meta, duke deklaruar se godina nuk është në pronësi të LSI-së, por të atij vetë dhe i është dhënë LSI-së me qera.

Pas deklaratës së sotme të pronarit të godinës Muharrem Berisha se godina i është dhënë me qera LSI-së para katër vitesh, ku vetë pronari i saj i bëri apel Ramës që t’i zgjidhë vetë kundërthëniet me Metën, Partia Socialiste ka reaguar duke i kërkuar Institucionit të Lartë të Deklarimit të Pasurive që të hetojë menjëherë mbi të dhënat e reja të Berishës për pronën në fjalë.

Anëtarja e Asamblesë kombëtare të Partisë Socialiste, Megi Ajtyresa shprehu keqardhjen për deklaratat në mbrojtje të Ilir Metës, duke thënë se “zoti Muharrem Berisha, i cili nuk ngurroi të polemizonte edhe sot, në një ditë të shënuar feste për të gjithe shqiptarët, u kthye në një mburojë të verbër të Ilir Metës”.

Sipas Ajtyresës nuk është e nevojshme që Muharrem Berisha të bëjë avokatin e Ilir Metës.

“Nuk ka asnjë nevojë për justifikime, por vetëm për hetim. Partia Socialiste i bën edhe njëherë thirrje Prokurorisë dhe Inspektoriatit të Larte të Deklarimit të Pasurisë të nisin menjëherë hetimin, duke u bazuar edhe në deklaratën e sotme të zotit Berisha, por edhe në të gjitha shitblerjet, qeramarrjet e qeradhëniet e pronave të kësaj partie, të cilën shqiptarët tashmë e kanë kuptuar se është thjesht dhe vetëm një SHPK”, theksoi Megi Ajtyresa.

mit/NOA
KOMENTE