Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Spitali i Neurologjisë operon për here të parë hemorragjinë në tru, pa hapur kafkën e kokës
English

Spitali i Neurologjisë operon për here të parë hemorragjinë në tru, pa hapur kafkën e kokës

Tiranë, 28 nëntor, NOA – Për herë të parë në spitalin e Neurokirurgjisë nën drejtimin e neurokirurgut të njohur shqiptar, Mentor Petrela të shtunën janë realizuar dy ndërhyrje të rralla për mjekësinë tonë, ku mjekët kanë bërë zhdukjen e hemoragjisë në kokë pa bërë hapje të kafkës.

“Një tjetër risi është edhe vendosja e aparaturës endovaskulare, e cila me anë të një çipi (Kartoterë) bën pezullimin e hemorragjisë në kokë. Kjo ndërhyrje është e njëjtë me transplantin, që bëhet njëkohësisht për zemrën dhe mushkërinë së bashku” ka pohuar prof. Dr. Mentor Petrela.

Por, pikërisht sot, në 28 nëntor, në ditën kombëtare të Pavarësisë së Shqipërisë, një ditë pas ndërhyrjejes historike neurokirurgjike, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” është bërë inaugurimi i punimeve në Spitalin e Neurologjisë, ku morën pjesë edhe kryeministri Sali Berisha, Ministri i Shëndetësise Petrit Vasili, Drejtori i QSUT-së Saimir Ivziku, Ambasadori Italian, Francezsi dhe tre neurokirurgë të shquar dy nga Italia dhe një nga Franca.

Gjate fjalës së tij kryeministri Berisha, ish kardiokirurgu i njohur, theksoi se shëndetësia shqiptare do të transformohet duke bërë punë dhe investime të tilla.

Sipas QSUT-së, stafi mjekësor, por edhe ai infermieror janë trajnuar në Paris, për të kryer ndërhyrje të tilla.

Spitali i neurokirurgjisë ka nisur rikonstruksionin dy vjet më parë, ndërkohë që kontrata për fillimin e punimeve dhe fondi për rikonstruksionin prej 297.947.912 lekë është miratuar në 11.12.07.

Me pas është bërë edhe një shtesë kontrate, e cila parashikonte ndërtimin e sallave të operacionit, me një vlerë prej 59.589.582 lekë.

Godina e rikonstruktuar, sjell për herë të parë në vendin tonë një risi, pikërisht tek blloku i sallave të operacionit, që janë sipas normës së BE-së, 2000-91me fluks laminor.

Kjo do të thotë, më pak infeksione spitalore tek pacienti.

Spitali i Neurologjisë do të mbajë emrin e Prof, Dr. Xhelal Kurtit.

Në spitalin e neurologjisë, do të kryhen këto shërbime:

1.100-1.200 ndërhyrje neurokirurgjikale në vit, numër ky në rritje e sipër dhe tashmë kryhen afërsisht 1.500 ndërhyrje në vit me një tendencë drejt 500-700 ndërhyrje për 1 milion banorë;

Numri mesatar i konsultave eshte 50.000 ne vit. (nga keto, 15.000 kryehen ne neurokirurgji me 6.000 paciente qe vijne nga Kosova dhe Maqedonia, 15.000 ne neurologji dhe 20.000 ne psikiatri;

Ne nje vit, afersisht 400-500 paciente te diagnostikuar me tumore te sistemeve nervore operohen pa mbehstetjen e trajtimeve shtese si radioterapia apo radiokirurgjia.

Ne nje vit, kryehen 150-200 nderhyrje kirurgjikale vaskulare.

Me shume se 22.000 ekzaminime neuro-fiziologjike kryehen ne departamnetin tone me konsulta respektive.

Çdo vit me shume se 1.100 studente te Fakultetit te Mjekesise, Infermierise dhe shkencave Sociale kryejne ne kete departamnet kurse mesimore praktike dhe teorike.

Çdo jave, arrihet edukimi i vazhdueshem nepermjet nje stafi multidisiplinar perfshire ketu endokronologun, patologun, onkologun, etj. Diskutohen dhe rishihen modulet e integruara dha protokollet.

Shkembimet nderkombetare ndermjet disiplinave mjekesore jane te rregullta duke u organizuar dhe aktivitete vjetore me Spitale Universitare ne France, Itali, Angli, Gjermani, USA, Austri etj.

Trainimi laboratorik per mikrokirurgjine organizohet nga departamenti i kirurgjise per nenspecialitetet e tjera.

Ne kete departament kryhen keto procedura invazive dhe jo invazive:

ekzaminime neurofiziologjike, EMG/ENG, PEV, EEG, CT, MRI

angiografi, teste neuro - oftamamologjike, ekokardiografi (Ultrasound)

kirurgji shpine me stabilizim

kirurgji tumori ne tru

kirurgji vaskulare (aneurema, keformime arterio-venoze, enderektomi kariotide, anastomosis ekstra-intra kranale)

endoskopi

kirurgjia e nervave periferike

kirurgjia pediatrike

kirurgjia funksionale dhe procedurat e dhimbjes

kirurgjia riparuese kranio-faciale

stereotakti dhe mikro-kirurgji e epilepsise

mit/NOA

KOMENTE