English

Zgjedhje dhe kolerë, presidenti bën apel për pjesëmarrje në votime

Haiti, 28 nëntor, NOA - Presidenti në largim i Haitit, Rene Preval, i ka bërë thirrje qytetarëve të vendit të tij të marrin pjesë në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, që zhvillohen sot.

Në një fjalim televiziv Preval tha se votimi i sotëm është një datë e rëndësishme për të ardhmen e Haitit. 4,7 milionë haitianë janë të thirrur sot të votojnë për pasuesin e presidentit të vendit, Preval, i cili pas dy mandatesh nuk mund të kandidojë më. Ndërkohë do të zgjidhen edhe mandatuesit e rinj të 99 vendeve në parlament, si edhe 11 nga 30 senatorët e vendit.

Votimi i sotëm është errësuar nga epidemia e kolerës, nga e cila kanë humbur jetën 1600 vetë që nga tetori këtij viti. Fushata zgjedhore u shoqërua me akte dhune mes përkrahësve të partive të ndryshme.

NOA

KOMENTE