English

Zviceranët, ligj për dëbimin e kriminelëve të huaj

Zvicër, 28 nëntor, NOA - Zviceranët votojnë sot për një nga ligjet më të ashpra për të huajt në Evropë. Në rast se do të arrihet një shumicë për projektligjin, atëherë të huajt kriminelë mund të dëbohen menjëherë pas dënimit të tyre.

Arsye për dëbim mund të jetë sipas këtij ligji përveç krimeve kapitale edhe përfitimi i ndihmës sociale përmes mashtrimit.

Një kundërpropozim, që gjithashtu do të votohet, parashikon verifikime ligjore të mëtejshme të rastit përkatës, siç është e zakonshme në vendet e BE-së si Gjermania.

NOA/DW

KOMENTE