Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Akuzat e Ponit, Bashkia: Berisha po përpiqet të përbaltë 29 nëntorin
English

Akuzat e Ponit, Bashkia: Berisha po përpiqet të përbaltë 29 nëntorin

Tiranë, 29 nëntor, NOA – Ndërsa ka nisur aktivitetet për festimin për të shtatin vit, të Natës së Bardhë në kryeqytet në kujtim të festës së 66 vjetorit të çlirimit të vendit, një festë që i dedikohet jo vetëm të rinjve, Bashkia e Tiranës ka përgënjeshtruar pak më parë deklaratat e këshilltarit të djathtë në bashkinë e Tiranës, Ferdinand Poni, i cili i kërkoi sot paradite prokurorisë të shkarkojë kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Edi Rama pasi e konsideroi të pafalshme ligjërisht faktin që ai nuk zbukuroi kryeqytetin shqiptar me flamuj për 28 nëntorin.

Zëdhënësi i Bashkisë së Tiranës, Florion Serjani deklaroi në një konferencë për shtyp pasdite se bashkia ka hasur në një rezistencë të policisë, e cila nuk e ka lejuar bashkinë të heqë banderolat blu të qeverisë nga shtyllat për të valëvitur aty si gjithnjë flamujt kombëtarë kuqezi.

“Flamujt kuq e zi u vendosën nga bashkia me banderolat, kjo për të shmangur çdo incident në rrugë e keqkuptim në publik”, theksoi Serjani.

Ai bëri me dije se kjo nuk është e para herë që këshilltari Poni shpif, pasi sipas tij akuza për festat është e përsëritur.

“Poni ka disa kallëzime për shpifje nga ana jonë do të kallëzohet edhe për këtë shpifje”, tha Serjani.

Sakaq ai akuzoi në emër të Bashkisë së Tiranës, kryeministrin Sali Berisha, i cili po përpiqet të ndotë 29 nëntorin e çlirimit të vendit, me makinën e baltosjes, një festë të cilën bashkia e Tiranës do ta përmbyllë me festimet e Natës së Bardhë.

“Berisha ka dështuar me integrimin dhe zhvillimin europian të vendit. Balta e tij edhe sot është shprehja e këtij dështimi. Berisha nuk e mbulon dot me dështimin ndaj duhet edhe ditët e festave për luftën me opozitën”, nëvizoi zëdhënësi i Bashkisë së kryeqytetit.

mit/NOA
KOMENTE