Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kthehet nga Greqia, arrestohet pas nëntë vitesh në kërkim
English

Kthehet nga Greqia, arrestohet pas nëntë vitesh në kërkim

Tiranë, 29 nëntor, NOA – Policia e Tiranës ka arritur të arrestojë sot një person që kërkohej prej 9 vitesh. Bëhet fjalë për 32-vjeçarin Gëzim Gjok Marashi, lindur në Pukë e banues në Tiranë.

Marashi kërkohej nga policia për veprën penale të “Tentativës së vrasjes”. Në vitin 2001 në qytetin e Pukës, Marashi ka tentuar të vrasë Martin Ndoj.

Për këtë ngjarje Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pukë, me vendim të formës së prerë të datës 29.04.2001 e ka dënuar me Marashin me 12 vjet burgim.

Por Marashi ka arritur ti fshihej për 9 vite policisë duke emigruar në Greqi. Vetëm pak ditë më parë Policia e Tiranës ka marrë informacione për rikthimin e tij në Shqipëri.

Pas disa ditë hetimesh forcat e policisë kanë arritur të gjejnë adresën e sakë të 32-vjeçarit, i cili fshihej në një banesë në Laprakë.

Marashi tashmë duhet të vuaj 12 vitet e dënimit në bazë të vendimit të gjykatës.

a.k/NOA

KOMENTE