Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Lëvizja Vetëvendosje takohet me eurodeputetët Lunacek e Von Sydow
English

Lëvizja Vetëvendosje takohet me eurodeputetët Lunacek e Von Sydow

Prishtinë, 29 nëntor, NOA – Më pak se dy javë nga mbajtja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Kosovë më 12 dhjetor, Lëvizja Vetëvendosje ka pritur sot në dy takime të veçanta Anëtarin e Ansamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, Bjorn Von Sydow dhe Anëtaren e Parlamentit Europian, Ulrike Lunacek.

Në një deklaratë për shtyp, vetëvendosje bën me dije se në të dy këto takime zyrtarët europianë u njoftuan me shtyllat kryesore të Programit Politik të Lëvizjes Vetëvendosje si dhe ndryshimet në koncept politik mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe klasës politike të ndarë në disa parti.

Vetëvendosja ka sqaruar eurodeputetët se klasa politike pas luftës e këndej e ka keqqeverisur Kosovën.

Theks i veçantë u vu në çështjen e sovranitetit të plotë, që i mungon Kosovës dhe zhvillimit të mirëfilltë ekonomik të vendit, i cili duhet bazuar në prodhim.

Nga ana e tyre, eurodeputetët Von Sydoë dhe Lunacek përcollën dëshirën e institucioneve Europiane, që këto zgjedhje të jenë të drejta dhe të zhvillohen në mënyrë të ndershme.

Ata siguruan se disa grupe monitoruese, përfshirë këtu edhe një grup prej 7 deputetësh Europianë do të jenë në Kosovë gjatë periudhës së zgjedhjeve, për të ndjekur mbarëvajtjen e tyre.

mit/NOA
KOMENTE