English

Referendumi në Zvicër, BE: Të shohim si do zbatohet

Bruksel, 29 nëntor, NOA – Një ditë pasi pjesa më e madhe e zviceranëve votuan pro ashpërsimit të masave ndaj emigrantëve keqbërës, Bashkimi Europian është treguar sot i kujdesshëm në komentimin që i bëri rezultatit të referendumit popullor.

Zvicra i tha po dje dëbimit të të huajve që kryejnë krime në tokën zvicerane me plot 52.9 përqind të votuesve.

Zëdhënësja e Komisionit Europian, Maja Kocijancic tha sot se “do të verifikojmë me kujdes se si ky rezultat do të zbatohet në praktikë”.

Kocijancic sqaroi më tej se “ne kemi besim se autoritetet zvicerane do të respektojnë detyrimet që rrjedhin nga e drejta ndërkombëtare”.

Ligji i propozuar për emigrantët keqbërës për t’u kthyer në ligj duhet të votohet pro edhe nga disa kantone të Zvicrës.

mit/NOA
KOMENTE