Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rio De Janeiro, luftë kundër trafikantëve
English

Rio De Janeiro, luftë kundër trafikantëve

Rio De Janeiro, 30 nëntor NOA - Është rritur në 34 numri i vdekjeve në operacionet policore dhe ushtarake kundër bandave të drogës në rrjedhën e gjashtë ditëve në favelas në Rio de Janeiro. Ushtarakët kanë rrethuar kompleksin e ndërtesës së Morro do Alemao, ku ndodheshin të paktën 200 narko-trafikantë. Gjatë natës, u plagos lehtë dhe një fotograf i Reuters, i cili u godit nga një plumb. Në operacion morën pjesë 600 policë dhe 800 ushtarë, shumica e të cilëve kanë marrë pjesë në operacionet paqeruajtëse në Haiti dhe janë tepër ekspertë në luftën urbane.

Policia ka reaguar ndaj një situate të re, në të cilën kartelet e mëdha, në vend të luftonin me njëri-tjetrit, u bashkuan për të dëmtuar qytetin. Në kuadër të Kupës së Botës dhe Lojërave Olimpike që do të mbahen në Brazil në 2014 dhe 2016, autoritetet u ishin drejtuar të ashtuquajturave “uniteti i paqes” (UPP), të cilët arritën të spastronin disa shitës droge nga lagjet e varfra, ndjekur të njëjtën politikë dhe në qytet, por në këtë iniciativë trafikantët e drogës kaluan në kundërsulm.

r.b/NOA

KOMENTE