Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shpresë dhe dashuri për fëmijët në vështirësi ekonomike, që jetojnë e punojnë në rrugë
English

Shpresë dhe dashuri për fëmijët në vështirësi ekonomike, që jetojnë e punojnë në rrugë

Tiranë, 30 Nëntor 2010 NOA - Shpresë dhe dashuri, janë dy fjalë që kanë një kuptim mjaft të gjerë e të rëndësishëm për këdo.

Megjithatë, edhe më kuptimplota bëhen për një kategori të caktuar fëmijësh, që jeta i ka privuar nga shumë kënaqësi, madje shpeshherë i ka vënë në prova të vështira.

Janë fëmijët, që për shkak të vështirësive ekonomike, në të cilat ndodhen familjet e tyre, janë detyruar të jetojnë e të punojnë në rrugët e kryeqytetit.

Pikërisht, “Shpresë dhe dashuri” është titulluar një shfaqje e organizuar për këta fëmijë në nevojë, ku protagonistë të saj kanë qenë vetë fëmijët.

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve, Bashkia e Tiranës dhe programi “Save the Children” në Shqipëri, në bashkëpunim me Qendrën Ditore për Fëmijët që Punojnë dhe Jetojnë në Rrugë, organizatat partnere “Fëmijët e Botës dhe të Shqipërisë”, si dhe ARSIS (Shoqata për Mbështetje Sociale për të Rinjtë), kanë paraqitur në mjediset e Teatrit të Metropolit shfaqjen e titulluar “Shpresë dhe dashuri”.

Shfaqja ishte bazuar mbi performancën e vetë fëmijëve, të cilët përfitojnë shërbimet e ofruara nga shoqatat, që ishin në rolin e organizatorëve të veprimtarisë.

Të vegjlit, për rreth 2 orë, kanë harruar jetën e tyre të vështirë në rrugë dhe kanë shfaqur talentin e tyre në disa fusha të tjera.

Ata kanë kërcyer “break dance”, kanë luajtur pjesë instrumentale, madje kanë aktruar një pjesë nga drama e titulluar “Shprese dhe dashuri”.

Përveç argëtimit të fëmijëve dhe mundësisë që të shprehnin talentin e punën, që kanë bërë për të mësuar veglat muzikore apo për të luajtur si aktorë të vërtetë, veprimtaria ka synuar të japë një mesazh të qartë për nevojën e madhe që kanë këta fëmijë për mbështetje.

Situata në të cilën këta fëmijë gjenden çdo ditë dhe ndjenjat që përshkojnë jetët e tyre, kanë nevojë për ndihmën e strukturave të shtetit, por edhe të gjithë aktorëve të mundshëm, që veprojnë në fushën e shërbimeve sociale.

Bashkia e Tiranës është e vendosur për të vijuar me rolin e saj kryesor edhe në këtë drejtim, duke shfrytëzuar të gjitha kapacitet e saj për të lehtësuar dhe përmirësuar sa më shumë jetën e këtyre fëmijëve.

e.r/NOA

KOMENTE