English

Tërmeti në Gjirokastër, 3.7 ballë, s’ka dëme materiale

Gjirokastër, 29 nëntor, NOA – Tërmeti që goditi sot qytetin e Gjirokastrës është i një shkalle prej 3.7 ballë. Instituti i Sizmiologjisë ka konfirmuar epiqendrën e tërmetit e cila ka qenë në afërsi të qytetit të Gjirokastrës, në fshatin Kardhiq.

Lëkundjet e forta të tërmetit janë ndjerë rreth orës 12: 15 minuta dhe sipas specialistëve ai ka qenë në thellësi, rreth 1 kilometër.

Korrespodenti i Agjencisë NOA në Gjirokastër raporton se nga njoftimet paraprake nuk ka dëme materiale.

Tërmeti me shkallë 3.7 ballë konsiderohet si “i lehtë” nga sizmiologët. Ndërkohë që në Gjirokastër paraqitet me probleme për shkak të banesave në zonën muzeale të qytetit të cilat janë të vjetra dhe kanë nevojë për rikonstruksione.

a.k/NOA

KOMENTE