Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vrasja e 3 vëllezërve Bytyçi, rihapet procesi gjyqësor
English

Vrasja e 3 vëllezërve Bytyçi, rihapet procesi gjyqësor

Beograd, 29 Nëntor 2010 - Zyra e prokurorisë së krimeve të luftës në Beograd tha se do të ketë përsëritje të gjykimit të ish policëve, të akuzuar për vrasjen e tre vëllezërve shqiptaro-amerikanë në vitin 1999.

Zyra tha se Gjykata e Apelit e ka kthyer vendimin e vitit të kaluar për shkak se "gjendja e fakteve nuk është përcaktuar plotësisht". Nuk është e qartë se kur do të fillojë rigjykimi i të akuzuarve Sreten Popoviç dhe Millosh Stojanoviç. Vëllezërit Ylli, Mehmet dhe Agron Bytyçi erdhën në Kosovë nga Nju Jorku në vitin 1999 për t'iu bashkangjitur Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ata e kaluan kufirin në Serbinë qendrore ku u kapën dhe u vranë. Trupat e pajetë të vëllezërve Bytyçi u zbuluan në vitin 2001 në një varrezë masive. /rfe/

KOMENTE