Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ajo që më vjen keq tek WikiLeaks
English

Ajo që më vjen keq tek WikiLeaks

Nuk do të komentoj dhe as do të konfirmoj ato që pretendohet të jenë telegrame të vjedhura të Departamentit të Shtetit. Por mund të them që Shtetet e Bashkuara ndjejnë keqardhje të thellë për nxjerrjen e çfarëdo informacioni që synohej të ishte konfidencial, përfshi bisedat private midis homologëve apo vlerësimet dhe vëzhgimet personale të diplomatëve tanë

Nga Hillary Rodham Clinton Sekretare e Shtetit Dëshiroj të marr pak kohë për të diskutuar raportimet e fundit të lajmeve për dokumente të klasifikuara që janë nxjerrë në mënyrë të jashtëligjshme nga kompjuterët e qeverisë së SHBA.

Në bisedat e mia me homologët nga e gjithë bota, si dhe në takimin më herët sot me Ministrin e Jashtëm Davutoglu të Turqisë, kam pasur diskutime shumë të frytshme mbi këtë çështje. Shtetet e Bashkuara dënojnë me forcë nxjerrjen e jashtëligjshme të informacionit të klasifikuar.

Një gjë e tillë vë në rrezik jetët e njerëzve, kërcënon sigurinë tonë kombëtare dhe minon përpjekjet tona për të punuar me vende të tjera për të zgjidhur probleme që i bashkëndajmë.

Kjo Administratë po çon përpara një politikë të jashtme energjike, të përqendruar mbi përparimin e interesave kombëtare të Amerikës dhe udhëheqjen e botës për të zgjidhur sfidat më komplekse të kohës sonë, nga riparimi i ekonomisë globale, tek ndalimi i terrorizmit ndërkombëtar, tek ndalimi i përhapjes së armëve katastrofike, tek avancimi i të drejtave të njeriut dhe vlerave universale. Në çdo vend të botës dhe në çdo rajon të botës, jemi duke punuar me partnerë për t’u marrë me këto synime. Le të jemi të qartë: kjo nxjerrje nuk është vetëm një sulm ndaj interesave të politikës së jashtme të Amerikës. Është një sulm kundër bashkësisë ndërkombëtare – aleancave dhe partneriteteve, bisedave dhe negociatave, të cilat ruajnë sigurinë globale dhe çojnë përpara begatinë ekonomike. Jam e sigurt që partneritetet që Administrata Obama ka punuar aq shumë për t’i ndërtuar do t’i qëndrojnë kësaj sfide. Presidenti dhe unë i kemi bërë këto partneritete një përparësi – dhe jemi krenarë për përparimin që kanë ndihmuar të arrijmë – dhe ato do të mbeten në qendër të përpjekjeve tona. Nuk do të komentoj dhe as do të konfirmoj ato që pretendohet të jenë telegrame të vjedhura të Departamentit të Shtetit. Por mund të them që Shtetet e Bashkuara ndjejnë keqardhje të thellë për nxjerrjen e çfarëdo informacioni që synohej të ishte konfidencial, përfshi bisedat private midis homologëve apo vlerësimet dhe vëzhgimet personale të diplomatëve tanë.

Dua të bëj të qartë që politika jonë e jashtme zyrtare nuk përcaktohet me anë të këtyre mesazheve, por këtu në Uashington. Politika jonë e jashtme është e regjistruar publikisht, siç pasqyrohet në deklaratat dhe veprimet tona anembanë botës. Do të shtoja gjithashtu për popullin amerikan dhe për miqtë e partnerët tanë, dua të dini që ne jemi duke ndërmarrë hapa agresive për të nxjerrë përgjegjësitë e atyre që e vodhën këtë informacion. Kam udhëzuar që të ndërmerren veprime specifike në Departamentin e Shtetit, përveç masave të reja të sigurisë në Departamentin e Mbrojtjes dhe tjetërkund për të mbrojtur informacionin e Departamentit të Shtetit në mënyrë që kjo lloj shkeljeje të mos ndodhë më kurrë përsëri. Marrëdhëniet midis qeverive nuk janë i vetmi shqetësim që është krijuar nga botimi i këtyre materialeve. Diplomatët e SHBA takohen me punonjës vendas të të drejtave të njeriut, gazetarë, udhëheqës fetarë, dhe të tjerë jashtë qeverive që ofrojnë vëzhgimet e tyre të çiltra. Këto biseda gjithashtu mbështeten mbi besimin dhe konfidencën. Për shembull, nëse një aktivist anti-korrupsion ndan informacion mbi shkelje zyrtare, apo një punonjës social përcjell dokumentacion mbi dhunën seksuale, nxjerrja e identitetit të atij personi mund të ketë pasoja të rënda: burgosje, tortura, madje edhe vdekje. Prandaj, cilado qofshin motivet për përhapjen e këtyre dokumenteve, është e qartë që nxjerrja e tyre paraqet rreziqe reale për njerëz realë, dhe shpesh ndaj pikërisht atyre njerëzve që ia kanë kushtuar jetët mbrojtjes së të tjerëve. Jam në dijeni që disa gabimisht mund t’i përshëndesin përgjegjësit, ndaj dua të sqaroj gjërat: Nuk ka kurrfarë gjëje të përgëzueshme në rrezikimin e njerëzve të pafajshëm, dhe nuk ka asgjë trime kur saboton marrëdhëniet paqësore midis kombeve mbi të cilat varet siguria jonë e përbashkët. Në histori, ka pasur shembuj në të cilat sjellja zyrtare është bërë publike në emër të ekspozimit të shkeljeve apo kundravajtjeve. Ky nuk është një prej atyre rasteve. Përkundrazi, ajo që po nxirret në publik në këtë masë dokumentesh është fakti që diplomatët amerikanë po bëjnë punën që ne presim prej tyre. Ata po ndihmojnë të identifikojmë dhe parandalojmë konfliktet përpara se të fillojnë. Po punojnë fort çdo ditë për të zgjidhur probleme praktike – për të siguruar materiale të rrezikshme, për të luftuar krimin ndërkombëtar, për të ndihmuar mbrojtësit e të drejtave të njeriut, për të siguruar stabilitetin ekonomik global. Ky është roli që Amerika luan në botë. Ky është roli që diplomatët luajnë teksa i shërbejnë Amerikës. Dhe kjo duhet ta bëjë secilin prej nesh të ndihet krenar. Puna e diplomatëve tanë nuk është në të mirë vetëm të amerikanëve, por edhe miliarda të tjerëve anekënd globit. Përveç rrezikimit të individëve të veçantë, nxjerrje si kjo çjerrin cohën e funksionimit të duhur të qeverisjes së përgjegjshme. Njerëzit me mirëbesim e kuptojnë nevojën për komunikime sensitive diplomatike, si për të mbrojtur interesat kombëtare ashtu edhe interesin e përbashkët global. Çdo vend, përfshi Shtetet e Bashkuara, duhet të jetë në gjendje të kryejë biseda të çiltra mbi njerëzit dhe kombet me të cilat merren. Dhe, çdo vend, përfshi Shtetet e Bashkuara, duhet të jetë në gjendje të kryejë dialog të ndershëm, privat me vende të tjera mbi çështje që përbëjnë shqetësim të përbashkët. E di që diplomatët anembanë botës e bashkëndajnë këtë pikëpamje – por kjo nuk është diçka unike për diplomacinë. Në thuajse çdo profesion – në avokati apo gazetari, financë apo mjekësi apo akademi apo drejtimi i një biznesi të vogël – njerëzit mbështeten tek komunikimet konfidenciale për të kryer punën e tyre. Ne mbështetemi tek hapësira e besimit që krijon konfidencialiteti. Kur dikush e shkel këtë besim, të gjithë kemi kosto. Ndaj, pavarësisht nga retorika që kemi dëgjuar ditët e fundit, komunikimet konfidenciale nuk iu kundërvihen interesave publike. Ato janë themelore për aftësinë tonë për t’i shërbyer interesave publike. Në Amerikë, mirëpresim debatin e mirëfilltë mbi çështjet e ditës të politikës publike. Kemi zgjedhje mbi to. Kjo është një prej pikave të forta më të mëdha të demokracisë. Është pjesë e asaj çka jemi dhe është një përparësi për këtë Administratë. Por, vjedhja e dokumenteve konfidenciale dhe nxjerrja e tyre pa marrë parasysh pasojat nuk i shërben të mirës publike, dhe nuk është mënyrë për t’u angazhuar në debat të shëndoshë. Në ditët e fundit, kam folur me shumë prej homologëve të mi në botë dhe të gjithë kemi rënë në një mendje se do të vazhdojmë të përqendrohemi mbi çështjet dhe detyrat që kemi përpara. Në këtë frymë, Presidenti Obama dhe unë mbetemi të përkushtuar ndaj bashkëpunimit frytdhënës me partnerët tanë teksa punojmë të ndërtojmë një botë më të mirë dhe më të begatë për të gjithë.

* Fjala përpara shtypit mbi nxjerrjen e dokumenteve konfidenciale

KOMENTE