Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Përmbytjet, Basha: Të evakuohen banorët e zonës, po inspektojmë zonat e përmbytura
English

Përmbytjet, Basha: Të evakuohen banorët e zonës, po inspektojmë zonat e përmbytura

Shkodër, 30 nëntor, NOA – Ndërsa përmbytjet e komunave të Shkodrës vazhdojnë të përkeqësojnë situatën në veri të vendit si rezultat i reshjeve të pandalshme të shiut, duke bërë që uji në disa zona si komunat Obot e Dajç të arrijë në mbi 1 m, ministri i Brendshëm Lulzim Basha i ka bërë thirrje banorëve të zonave të përmbytura të lënë shtëpitë e tyre dhe të evakuohen në zonat përreth.

Ministri i Brendshëm gjatë një takimi në prefekturën e Shkodrës ku mblodhi shtabin e emergjencës civile tha se përparësi imediate në këtë moment kur reshjet nuk ndalen është shpëtimi i jetëve njerëzore.

Ai theksoi se janë marrë të gjitha masat për evakuimin e banorëve, duke shtuar se shtabi i emergjencës do të inspektojë të gjithë zonat e përmbytura.

Kjo situatë është tashmë alarmante duke sjellë atmosferën e përmbytjeve të fillimvitit për shkak të reshjeve dhe shkarkimeve në hidrocentralin e Vaut të Dejës.

Janë mbuluar nga uji komunat Obot, Dajç dhe Ana e Malit, ndërsa është rritur ndjeshëm niveli i ujit në lumin Buna, i cili nga reshjet dhe prurjet e shumta ka dalë nga shtrati duke vërshuar nëpër rrugë.

Nga prurjet e mëdha janë përmbytur banesa të tëra dhe toka edhe pranë liqenit të Shkodrës, duke vënë në vështirësi edhe jetët e banorëve të zonës.Vijon...

mit/NOA
KOMENTE