Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Plehrat, Opozita e Bashkuar: Nuk do lejojmë zbatimin e vendimit të qeverisë
English

Plehrat, Opozita e Bashkuar: Nuk do lejojmë zbatimin e vendimit të qeverisë

Tiranë, 30 nëntor, NOA – Në emër të opozitës së bashkuar, kryetari i Partisë së Gjelbër, Edlir Petanaj ka kundërshtuar vendimin e qeverisë për importimin e plehrave duke e cilësuar atë si një vendim që i shërben vetëm interesave të ngushta të kryeministrit Berisha.

“Ky për ne është një vendim absurd, sepse në Shqipëri mungojnë kapacitetet monitoruese dhe kontrolluese për vlerësimin e këtyre mbetjeve. Prandaj, një vendim i tillë i lë shteg zhvillimit të korrupsionit dhe interesave interesave të pushtetit”, deklaroi në një konferencë për shtyp, Petanaj duke theksuar se vendimi është marrë pa transparencë madje duke shkelur edhe Konventat ndërkombëtare, duke e kthyer Shqipërinë në një kosh plehrash për Europën e më gjerë.

Petanaj tha se opozita e bashkuar nuk do ta lejojë zbatimin e këtij vendimi qeveritar, duke theksuar se duhet të marrë fund politika dashakeqe 20 vjeçare kundër mjedisit.

Ai i bëri thirrje qytetarëve që të ngrihen ndaj këtij vendimi dhe të mos lejojnë shkatërrimin e mjedisit, pasi sipas tij pasojat e rënda të kësaj krize ekologjike si rezultat i papërgjegjshmërisë së politikës së vjetër, nuk po i ndjen sot vetëm mjedisi i shkatërruar, po edhe qytetarët vetë.

mit/NOA
KOMENTE