Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Policia: Gratë e qytetit, rrihen më shumë nga burrat
English

Policia: Gratë e qytetit, rrihen më shumë nga burrat

Tiranë, 30 Nëntor, NOA – Gratë e qytetit, rrihen më shumë nga burrat, se ato që jetojnë nëpër fshatra.

Një fakt të tillë e bëjnë me dije shifrat e fundit të Policisë së Tiranës, lidhur me dhunën e ushtruar në familje, sipas të cilave, 75 përqind të denoncimeve të grave për dhunë, kanë mbërritur nga zonat urbane.

Ndërsa për zonat rurale thuhet se ato zënë vetëm 25 përqind të totalit të të gjithë denoncimeve të bëra nga gratë.

“9 mujori i parë vitit 2010, numëron 1423 raste të denoncuara në strukturat e policisë, nga të cilat 859 raste janë trajtuar me kërkesë padi për urdhra mbrojtje”, citon deklarata përkatëse e Policisë së Tiranës.

Duke shtuar se një vit më parë numëroheshin më pak raste të denoncuara të dhunës nga gratë e Tiranës, konkretisht, 1217 raste të denoncuara në strukturat e policisë, nga të cillat 841 raste janë trajtuar me kërkesë padi për urdhra mbrojtje.

Ndërsa për vitin 2008 dhe 1007, denoncimet kanë qenë përkatësisht 822 raste, nga të cilat 377 raste janë trajtuar me kërkesë padi për urdhra mbrojtje.

n.e/NOA

KOMENTE