Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topalli: Ekonomia shqiptare e vogël por solide, vazhdon me rritje të qëndrueshme
English

Topalli: Ekonomia shqiptare e vogël por solide, vazhdon me rritje të qëndrueshme

Tiranë, 30 Nëntor, NOA – Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, vizitoi sot Panairin Ndërkombëtar “Klik Ekspo Grup” 2010 të organizuar në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, ku kanë ekspozuar prodhimet dhe veprimtaritë e tyre të larmishme afro 350 biznese vendase dhe të huaj.

Topalli vizitoi me interes stendat e bizneseve , por veçanërisht ajo u ndal tek firmat e ekspozuara nga Kosova. Ajo theksoi se këto biznese duhet të inkurajohen dhe njëkohësisht të shfrytëzohen të gjitha lehtësirat që krijon klima e favorshme për biznes në Shqipëri.

“Kjo ekspozitë flet për një realitet, një Shqipëri tjetër. Secili prej nesh mund të imagjinojë një Shqipëri që ofron mundësi të veçanta për biznese të ndryshme, firma të ndryshme, për fusha të ndryshme”, tha ajo.

Duke shtuar se “në syrin e politikës e lexon si një panair që përkthen në secilën prej këtyre kompartimenteve, siç është ekonomia e sotme shqiptare, një ekonomi e vogël, solide, që vazhdon të ketë një rritje të rëndësishme dhe të qëndrueshme. Një ekonomi që premton shumë, një treg që është i drejtë, një klimë shumë miqësore ndaj biznesit dhe kjo është detyra e qeverisë dhe e shtetit”.

“Biznesit i takon që të shfrytëzojë të gjitha lehtësirat që ambjenti i krijon për të zhvilluar ekonominë e tyre, për të zhvilluar iniciativat e tyre dhe në këtë mënyrë vendi ynë realizon një rritje më të qëndrueshme dhe synon një ulje të numrit të papunësisë që është një ndër prioritetet tona”, tha më tej Topalli.

Duke theksuar se këto biznese, kanë ardhur në Shqipëri sepse gjejnë një ambjent për të punuar , për të investuar, për të bërë tregti dhe kjo është detyra e secilit prej nesh, për të bërë të mundur që ekonomia të ketë dritare sa më të mëdha dhe tregu të jetë sa më i drejtë, që të gjitha ato firma të jenë konkurrente me njëra-tjetrën”.

n.e/NOA

KOMENTE