Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vetëvendosja, takime intensive për zgjedhjet në Kosovë
English

Vetëvendosja, takime intensive për zgjedhjet në Kosovë

Prishtinë, 30 nëntor, NOA - Lëvizja Vetëvendosje do të vazhdojë në mënyrë intensive aktivitetet e saj elektorale. Gjatë ditës së sotme do të zhvillohen rreth 14 aktivitete nga drejtuesit e saj në qytete të ndryshme të Kosovës.

Takimi i parë është në fshatin Bresanë të komunës së Sharrit, ku do të jetë i pranishëm dhe Albin Kurti. Kreu i lëvizjes vetëvendosja do të jetë dhe në lagjen Ortakoll në Prizren.

Takimet e tjera do të jenë në Lagjen e Kuvajtit në Besianë, në fshatin Komogllavë të komunës së Ferizajt, në Mirosal të komunës së Ferizajt, në fshatin Bregu i Zit ë komunës së Lypjanit, në fshatin Kaliqan dhe Banjë të komunës së Burimit.

Takime të tjera do të jenë dhe ato në fshatin Ponoshec të komunës së Gjakovës, në fshatin Skivjan të komunës së Gjakovës, në fshatin Llozhicë të komunës së Malishevës, në fshatin Mleqan të komunës së Malishevës, në fshatin Ramnishtë të komunës së Vitisë.

a.k.NOA

KOMENTE