Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha-Jalagania: Mbështesim aspiratën e Gjeorgjisë për të hyrë në NATO
English

Berisha-Jalagania: Mbështesim aspiratën e Gjeorgjisë për të hyrë në NATO

Tiranë, 1 dhjetor, NOA – Ndërsa vetëm pak ditë na ndajnë nga hyrja në fuqi e liberalizmit të vizave për shqiptarët në zonën Shengen, zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Gjeorgjisë, David Jalagania i përcolli Kryeministrit Berisha përshëndetjet më të përzemërta të Presidentit Mikheil Saakashvili dhe Kryeministrit të Gjeorgjisë.

Zoti Jalagania vlerësoi arritjet e jashtëzakonshme të qeverisë shqiptare në reformat e ndërmarra në të gjitha fushat, në veçanti arritjet historike të anëtarësimit të vendit në NATO, liberalizimin e vizave për qytetarët shqiptarë për vendet e BE-së, si dhe hapat e shpejtë drejt integrimit të plotë të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Gjatë takimit që patën në Tiranë në mjediset e kryeministrisë, Kryeministri Sali Berisha dhe zëvendësministri gjeorgjian Jalagania vlerësuan nivelin shumë të mirë të marrëdhënieve politike midis dy qeverive dhe vendeve, bazuar mbi miqësinë tradicionale midis dy popujve.

Kryeministri Berisha shprehu mbështetjen e plotë të Shqipërisë për aspiratën e Gjeorgjisë për anëtarësim në NATO, për të cilën zëvendësministri Jalagania i shprehu mirënjohjen më të thellë të vendit të tij.

Në takim u rikonfirmua vendosmëria e të dy qeverive dhe vendeve për zgjerimin dhe thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe shkëmbimeve tregtare ndërmjet dy vendeve duke kompletuar të gjithë kuadrin ligjor për lehtësimin e tij.

mit/NOA

KOMENTE