Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dhuna ndaj mjekut, QSUT, Ivziku: Ngjarja do hetohet, përgjegjësit para ligjit
English

Dhuna ndaj mjekut, QSUT, Ivziku: Ngjarja do hetohet, përgjegjësit para ligjit

Tiranë, 1 dhjetor, NOA – Pak pas goditjes me grusht të kardiokirurgut Edvin Prifti gjatë kohës që ai ishte në sallën e reanimacionit në QSUT, nga një person, i cili e akuzoi doktorin se i kishte vrarë të atin gjatë operacionit në zemër të kryer nga Prifti vetë, Drejtoria e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ka dënuar dhunën fizike të ushtruar ndaj bluzave të bardha, dhe konkretisht mjekut kardiokirurg, Edvin Prifti.

Drejtori i QSUT-së, Saimir Ivziku pohoi se “Akti i ndodhur sot në ambientet e spitalit është i patolerueshëm. Kjo është një ngjarje e rëndë që prek të gjithë komunitetin e mjekësor, pasi një mjek goditet në momentin e ushtrimit të detyrës së tij. Ajo që unë garantoj është se për çështjen në fjalë do të hetohet në të gjitha detajet për të gjetur përgjegjësit, të cilët do të jetë të gjithë të barabartë përpara ligjit”, tha drejtori i QSUT-së.

Ai i kërkoi organeve të Drejtësisë të veprojnë me të gjithë rreptësinë e ligjit ndaj autorit të këtij akti të dhunshëm, që ka traumatizuar të gjithë pacientët, opinionin publik dhe në mënyrë të veçantë komunitetin e gjerë mjekësor.

Aktualisht, policia ka sekuestruar kartelën mjekësore të pacientit, i cili humbi jetën një ditë pas kryerjes së operacionit.

Do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore ajo që do të nxjerrë në dritë të vërtetën e vdekjes së pacientit Vladimir Rama, 57 vjeç.

Drejtora e Qendrës Spitalore “Nënë Tereza’ është duke marrë të gjitha masat për të garantuar jetën e veprimtarinë e punonjësve të shëndetësisë, në mënyrë që raste të tilla të mos përsëriten më.

Kardiokirurgu Edvin Prifti u godit me grusht sot pas mesditës nga 26 vjeçari Robert Rama, i cili e akuzoi kardiokirurgun për vdekjen e të atit, i cili nuk i rezistoi jetës pas operacionit të kryer dje, nga kardiokirurgu, Edvin Prifti.

mit/NOA
KOMENTE