Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Komiteti i Emergjencave: Situata në veri, po i tejkalon mundësitë e administrimit
English

Komiteti i Emergjencave: Situata në veri, po i tejkalon mundësitë e administrimit

Tiranë, 1 dhjetor, NOA – Niveli i ujit në kaskadat e lumit Drin është mbajtur në nivele minimale, por prurjet në to janë shumë të mëdha dhe kjo ka bërë që të ketë shkarkime të detyruara prej tyre.

Kështu u shpreh zv/ministri i Energjetikës, Sokol Dervishaj, gjatë mbledhjes së Komitetit të Emergjencave, duke bërë një ekspoze të situatës së rënduar të krijuar nga reshjet në veri të vendit gjatë orëve të fundit, paralel me mbledhjen e qeverisë, ku kryeministri Berisha theksoi se jemi në kushtet e një fatkeqësie natyrore.

“Situata e krijuar bën që të kalojë edhe caqet e administrimit nga KESH”, bëri me dije Dervishaj.

Duke theksuar më pas se situata po i tejkalon mundësitë e administrimit dhe se është duke u përkeqësuar.

“E për këtë, kërkojmë një bashkëpunim të madh mes strukturave, por edhe efikas edhe nga ana e qytetarëve”, tha ai... (vijon)

n.e/NOA

KOMENTE