Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mbillen 300 pemë në bllokun e banimit “Njazi Meka”
English

Mbillen 300 pemë në bllokun e banimit “Njazi Meka”

Tiranë, 1 dhjetor, NOA – Bashkia e Tiranës ka shtuar ndjeshëm zonën e gjelbërimit në bllokun e banimit “Njazi Meka”. Sot në këtë lagje janë mbjellë 300 lloje bimësh, të cilat janë kultivuar në serat e Ndërmarrjes së Gjelbërimit, në Bashkinë e Tiranës.

Drejtuesit e Bashkisë së Tiranës thanë se kjo ndërhyrje do të bëjë të mundur gjelbërimin e sipërfaqeve përpara pallateve, duke i kthyer në lulishte e sheshe pushimi për të gjithë banorët e zonës.

Lagja “Njazi Meta” ndodhet në verilindje të qytetit të Tiranës, në Njësinë bashkiake nr.4 dhe ka një sipërfaqe të trajtuar, me të gjithë elementët e infrastrukturës, prej 26 hektarësh. Në projektin e rehabilitimit të infrastrukturës të përgatitur nga Bashkia e Tiranës janë trajtuar kanalizimet e ujërave të zeza, me një gjatësi 3.313 metra, rrjeti i ujësjellësit me gjatësi 6451 metra, si dhe rrjeti i ndriçimit rrugor brenda bllokut.

Krahas përmirësimit të infrastrukturës në këtë bllok banimi, krahas ndërhyrjeve transformuese si në zonat në qendër të kryeqytetit, ashtu edhe në zonat periferike, Bashkia e Tiranës synon të sensibilizojë dhe kërkon angazhimin e gjithsecilit, në procesin shumë të rëndësishëm të mirëmbajtjes të këtyre investimeve, me qëllim administrimin e përbashkët të qytetit dhe rritjen e cilësisë së jetës në komunitet.

Proçesi i rëndësishëm i mirëmbajtjes vë theksin në domosdoshmërinë që të gjithë të jenë pjesë e respektit për mjedisin dhe ruajtjes së kësaj pasurie të përbashkët, duke filluar që nga mbajtja pastër, hapësirat që u duhen më të moshuarve, fëmijëve, të gjithë qytetarëve, përmirësimi i cilësisë së ambientit dhe pse jo favorizimi i kohezionit social në këto blloqe banimi.

Drejtuesit e Bashkisë së Tiranës dhe zbatuesit e projektit thanë se kjo nismë e fundit është pejsë e procesit të madh të transformimit të kryeqytetit dhe kërkon të zgjojë tek çdo qytetar, përgjegjësinë në mirëmbajtjen dhe ruajtjen e pasurisë sonë të përbashkët, për një Tiranë model të zhvillimit.

a.k/NOA

KOMENTE