English

Operacioni “Finish 11” sekuestron kokainë dhe kanabis, arrestohen dy të rinj

Durrës, 1 dhjetor, NOA – Përmes operacionit të koduar “Finish 11”, forcat e policisë së Shijakut kanë vënë në pranga dy shpërndarës lëndësh narkotike, duke u sekuestruar sasinë prej 861.4 gram lëndësh narkotike, e dyshuar si kokainë; 243.3 gram lëndë e dyshuar si kanabis sativa, 1 automatik model 44 dhe një sasi municionesh.

Lajmi konfirmohet prej burimeve policore të Durrësit, sipas të cilave, në kuadrin e këtij operacioni, u bë arrestimi në flagrancë i 17-vjeçarit me inicialet O.Ç., dhe 34-vjeçarit Frorint Keçi, i dënuar më parë për trafikim lëndësh narkotike; që të dy banues në Shijak të Durrësit.

Pas informacioneve që disponoheshin nga strukturat policore mbi aktivitetin e paligjshëm të tyre në drejtim të shitjes së narkotikëve, u ushtrua kontroll në ambientet e banimit dhe automjetet në përdorim të tyre, gjatë së cilit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale sasitë e lartpërmendura të drogave.

Materialet për veprat penale të prodhimit, shitjes së lëndëve narkotike dhe mbajtjes pa leje të armëve e municioneve luftarake iu kaluan për ndjekje prokurorisë së Durrësit.

n.e/NOA

KOMENTE