Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Përmbytjet në veri, Dervishaj: Situata drejt përkeqësimit, s’ndalin reshjet
English

Përmbytjet në veri, Dervishaj: Situata drejt përkeqësimit, s’ndalin reshjet

Tiranë, 1 dhjetor, NOA, Update – Kur pritet që reshjet e dendura të shiut të vazhdojnë të bien pa ndërprerje në veri të vendit, dhe duke qenë se niveli i prurjeve me 3100 m3/s në kaskadën e lumit Drin është shumë i lartë zëvendësministri i Energjitikës, Sokol Dervishaj deklaroi sot gjatë mbledhjes së Komitetit të Emergjencave në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës se përmbytjet në veri të vendit dhe pikërisht në zonën e NënShkodrës dhe në qytetin e Shkodrës do të përkeqësohen.

Ai vërejti se situata e përmbytjeve në veri të vendit erdhi edhe për shkak të prurjeve të shumta të lumenjve, që derdhen në liqenin e Shkodrës, por edhe në liqenet e hidrocentraleve të Fierzës, Komanit dhe Vaut të Dejës.

“Për të parandaluar në maksimum përmbytjet në zonën e Shkodrës, që mund të shkaktoheshin nga prurjet e lumenjve, është bërë evident fakti që KESH-i dhe institucionet e tij të varësisë kanë bërë maksimumin e mundshëm për të administruar sa më mirë situatën, kanë mbajtur në nivele minimale nivelin në kaskadë dhe, për këtë arsye, edhe derdhjet që ata kanë kryer kanë qenë minimale deri më sot. Gjithashtu, ka pasur një rritje të ndjeshme të prodhimit të energjisë gjatë periudhës për të cilën ne po flasim, edhe për konsum të brendshëm, por edhe për eksport”, thekoi Dervishaj.

Ai bëri me dije se aktualisht në kaskadën e Drinit prurjet janë shumë të mëdha.

“Nga të dhënat më të fundit, ato të orës 11.00 am, kuota e ujit në liqenin e Fierzës është 289.42 m, duke iu afruar shumë limitit maksimal të lejuar nga Rregullorja, por edhe nga procedurat e brendshme të KESH-it për administrimin e kësaj situate, ndërsa prurjet në Fierzë janë 1300 m3/s dhe rritja orare është 2 cm”, informoi zëvendësministri, duke theksuar se kanë filluar shkarkimet nga tunelet anësore në rreth 500 m3/sek.

Gjithashtu mësohet se niveli i ujit në liqenin e Komanit është 172.33 m, prurjet anësore rreth 1300 m3/sek, por gjatë orëve të fundit vërehet që ka një ulje të kuotës dhe për rrjedhojë një ulje e nivelit prej 14 cm.

Edhe këtu sipas Dervishaj, shkarkimet nga tunelet janë në nivelin e 1550 m3/sek.

Sipas të dhënave zyrtare në Vaun e Dejës niveli i ujit në liqen është 74.56 m, ndërsa prurjet anësore janë rreth 450 m3/sek dhe ka një rritje të kuotës prej 2 cm në orë të nivelit të ujit në liqen, çka përbën një situatë që po i tejkalon përmasat dhe mundësitë e administrimit të saj prej KESH-it.

Gjithashtu shkarkimet nga portat në këtë hidrocentral dhe që japin efekt në zonën e NënShkodrës janë në nivelin e 1900 m3/sek, kurse nga turbinat derdhet rreth 520 m3/sek, arsye këto për të cilat në Vaun e Dejës rezulton që shkarkimet të jenë 2400 m3/sek në deri paraditen e sotme.

Duke theksuar se prodhimi ditor i energjisë ka një rritje dhe ka arritur në 28 milionë kv/orë, zëvendësministri Sokol Dervishaj vuri theksin në faktin se situata po i tejkalon mundësitë e administrimit të saj, andaj është i rëndësishëm sipas tij, bashkëpunimi intensiv dhe efikas midis KESH-it dhe OST-së, dhe CEZ Shpërndarjes.

Në këtë suazë, Dervishaj, tha se ka ndërprerje të energjisë elektrike në zonat e veriut të vendit.

Ai kërkoi bashkëpunim maksimal, për çdo avari që shfaqet, në mënyrë që situata për banorët e zonave që janë prekur nga përmbytja dhe mungesa e energjisë elektrike të jetë sa më optimale, pasi sikundër tha ai edhe shkarkimet për shkak të prurjeve natyrale, nuk janë fort natyrale për periudhën e vitit që ne jetojmë, rreth 3100 m3/sek.

Gjatë mbledhjes së Komitetit të Emergjencave, Drejtori i KESH-it, Ëngjëll Zeqo tha se “ne po kërkojmë tani, për të patur këtë nivel shkarkimesh në Fierzë, Koman dhe në Vaun e Dejës, me qëllim shkurtimin e rritjes së nivelit në pjesën e liqenit të Fierzës, uljen sa më shumë të nivelit në liqenin e hidrocentralit të Komanit, pasi dihet që Komani ka një rezervuar të vogël dhe mbushet shpejt. Dukuria e kohëve të fundit ka të bëjë edhe me faktin që prurjet janë shumë të larta, dje kanë arritur në 1850 m3/sek. Kjo pasqyrohet dhe në pjesën e shkarkimeve në Vaun e Dejës, që janë 2400 m3/sek, dhe kemi një rritje të nivelit me 2-3 cm në orë”.

Sipas Zeqos KESH-i po tenton që të mbajë nivelin 74-75 m, me qëllim që të mos ketë rritje të mëdha, që do të sillnin shkarkime të mëdha, çka do të sillte probleme në pjesën e poshtme të Vaut të Dejës.

Nga ana jonë tha ai, është bërë dhe po bëhet maksimumi për administrimin e situatës.

Ndërsa drejtori i Përgjithshëm i OST-së Sokol Ramadani nënvizoi se “OST po transmeton të gjithë energjinë që po prodhohet nga KESH. Të gjitha linjat janë në punë dhe ekipet tona janë në gatishmëri në pjesët kryesore ku bëhet transmetimi i energjisë elektrike”, bëri me dije ramadani.

Përfaqësuesi i CEZ Shpërndarje, Karel Kral sqaroi se “Qëllimi ynë kryesor në këtë situatë do të jetë të limitojmë ndërprerjet e energjisë elektrike në maksimum. Gjithashtu, duhet të mbrojmë dhe jetën e njerëzve të jetojnë aty dhe të punonjësve tanë që punojnë në këto kushte”.

Ai informoi gjithashtu se në disa raste ndërprerja e energjisë do të jetë e paevitueshme, por garantoi se “do të bëjmë maksimumin që ndërprerjet e energjisë të jenë të limituara në kohë”.

mit/NOA
KOMENTE